Sipas disa kërkimeve të reja, këto qendra hekurudhore, kanë vlerësimet më të mira të Google në Europë.

Pavarësisht, nëse jeni duke filluar një udhëtim me tren apo po shkoni nga një platformë në tjetrën, në një udhëtim super luksoz, shpeshherë mund të mos e vini re sa të bukur janë disa nga stacionet e trenit të Europës.

Sigurisht, një stacion treni, ku është e lehtë për t’u orientuar dhe ku oraret janë të përpikta, është shumë i mirë, por ata stacione, që kombinojnë shërbimet me stilin arkitektonik, janë stacionet më mbresëlënëse.

Bounce, një platformë për ruajtjen e bagazheve, ka bërë disa kërkime, për të gjetur se cilat stacione europiane janë më të mirat (më konkretisht, cilat janë më të vlerësuarat në Google)

Amsterdam Centraal kryeson renditjen. Duke shënuar 4.5 nga 5, ky stacion është i mbushur me madhështinë e arkitekturës gotike, rilindase dhe moderne, dhe është një qendër shumë e vizituar nga turistët dhe udhëtarët, falë vendndodhjes së tij.

Në vendin e dytë, është Zürich Hauptbahnhof, i cili, është popullori në Europë. Stacioni ka një vlerësim prej 4.4 në Google, vlerësim i barabartë me Utrecht Central.

Utrecht Centraal

Vendin e katërt e ndajnë Berlin Hauptbahnhof,  dhe stacionet Liverpool Street, Victoria dhe Waterloo në Londër, të cilët shënuan 4.3.

Berlin Hauptbahnhof

Më poshtë janë dhjetë stacionet e trenit më të vlerësuar në Europë:

1. Amsterdam Centraal

2. Zürich Hauptbahnhof, Utrecht Centraal

4. Berlin Hauptbahnhof, Liverpool Street, London Victoria, London Waterloo

8. Torino Porta Nuova, Stacioni Qendror i Helsinkit

10. Milano Centrale, Madrid Atocha

Burimi: Bounce Train Station Index

Po ju, sa nga këta stacione treni keni vizituar apo do të dëshironit të vizitonit? / Time Out, Bounce