Zona rurale e Italisë, është sigurisht e denjë për kartolina, por edhe kodrat më të bukura, nuk do të mjaftojnë për ata që kërkojnë adrenalinë.

Në lartësinë 175 metra, në Umbria, rajoni i mrekullueshëm piktoresk në mes të Italisë, ndodhet Ponte Tibetano, ura më e lartë për këmbësorë në Europë.

Ura e këmbësorëve, e cila lidh Sellano, një fshat mesjetar, dhe Montesanto, një fshat në anën tjetër të lumit Vigi, është pak më pak se një kilometër e gjatë dhe duhen 30 deri në 45 minuta për ta kaluar.

Nuk është për njerëzit me zemër të dobët – kjo urë jo vetëm, që ngjitet në një pjerrësi prej 68 metrash, por pllakat lidhëse kanë boshllëqe në mes.

Sigurisht, ka shumë masa sigurie. Ata, që kalojnë urën, duhet të lidhen me lirarë sigurie dhe të veshin këpucë të përshtatshme, si dhe të jenë të paktën 120 cm të gjatë.

Umbria Lindore u shkatërrua nga një seri tërmetesh në vitin 2016 dhe kryetari i bashkisë së Sellano, Attilio Gubbiotti, tha se “kam për qëllim rigjallërimin e zonës dhe shmangien e shpopullimit”.

Deri në 90 persona, mund të kalojnë për një kohë të caktuar, dhe biletat janë të disponueshme për të rezervuar në faqen e internetit të urës. / Time Out