Shtëpitë në ishull të Irlandës

Mundësi të reja po vijnë për ata që ëndërrojnë të jetojnë në zonat e qeta rurale, larg kaosit të jetës moderne. Irlanda sapo ka njoftuar një skemë, për të rigjallëruar më shumë se 20 nga ishujt idilik, që shtrihen në bregun e saj perëndimor, duke përfshirë Inis Mór, peizazhin befasues të së cilës mund ta njihni nga hiti hollivudian “The Banshees of Inisherin”, si dhe ishujt Gaeltacht.

Grantet e rritura deri në 84,000 € (rreth 92,000 dollarë), së shpejti do t’u ofrohen njerëzve, që dëshirojnë të rinovojnë shtëpitë e lira ose të braktisura dhe më pas të jetojnë në to.

Banorët e ishullit duhet të jenë të vetëdijshëm se, megjithëse nuk ka kufizime se kush mund të blejë pronë në Irlandë, zotërimi i një vendi nuk ju garanton të drejtën për të jetuar atje.

 

Vendet në fluturimet ajrore

Udhëtarët me ‘përmasa të mëdha’ po sulmojnë politikat “diskriminuese” të linjave ajrore, që shpesh nënkuptojnë se ata janë të detyruar të blejnë vende shtesë për të pasur mundësi të ulen. Influenceri i udhëtimeve, Jae’lynn Chaney, po bën thirrje për më shumë standardizim, duke thënë, “Në minimum, ne kemi nevojë, që çdo kompani ajrore, të ketë një politikë që u tregon njerëzve të një peshe të caktuar, se si të veprojnë”.

Dhe në Kinë, Hainan Airlines është përballur me një reagim të ashpër, pasi vendosi kufizime në peshë për stjuardesat.

Linja ajrore australiane Qantas, ka zbuluar se si do të duken vendet ekonomike në fluturimet e saj të ardhshme rekord 19-orëshe, midis Nju Jorkut dhe Sidneit. Linja ajrore premton se Airbus A350, do t’u ofrojë pasagjerëve më shumë hapësirë për këmbët dhe hapësirë për të lëvizur nëpër kabinë, në krahasim me fluturimet standarde.

Kafshët janë miqtë tanë

Një ari i ri u pa duke notuar së bashku me plazhistët në Florida më 11 qershor. Zonat pyjore janë sigurisht habitati i zakonshëm i një ariu dhe Shërbimi i Parkut Kombëtar, ka shpallur këshilla sigurie nëse hasni një të tillë.

Drejtuesit e qytetit në Paris, po përpiqen të zbulojnë nëse ka një mënyrë, që njerëzit dhe minjtë të jetojnë në paqe pranë njëri-tjetrit. Nuk ka ende asnjë lajm, nëse kjo përfshin brejtësit, që jetojnë nën kapelet e kuzhinierëve à la “Ratatouille”.

Ligj dhe rregull

Nuk kalon asnjë javë pa veprime të reja. Një burrë u arrestua, pasi u hodh në një strehë aligatorësh në Florida. Komediani Marlon Ëayans u dënua për “shqetësim” në aeroportin e Denverit.

Bali po mendon të ndalojë ngjitjen në mal, pas një rritjeje të sjelljes së keqe të turistëve, si selfie gjysmë lakuriq dhe të tjera. / CNN