Rutina jonë e përditshme, shpesh është e mbushur me zakone, që mund të duken produktive në shikim të parë, por në fakt na bëjnë të humbasim një pjesë të konsiderueshme të kohës.

Për më tepër, ato zakone të këqija, që ne e dimë se janë joproduktive, por vazhdojmë t’i bëjmë, pikërisht për forcë zakoni apo dembelizëm.

Njerëzit shpërdorojnë 2.9 orë në ditë në punë. Pas orarit të punës, njerëzit shpesh shpenzojnë kohë të tepërt, në media sociale apo duke parë televizor.

Këto zakone, pengojnë produktivitetin dhe shtojnë stresin dhe kaosin e panevojshëm në jetën tonë. Për më tepër, ato mund të ndikojnë në marrëdhëniet me njerëzit, pasi nuk kemi aq shumë kohë për të kaluar me të dashurit tanë.

Ky artikull, rendit 18 zakone, që na bëjnë të shpërdorojmë një pjesë të madhe të ditës.

1. Kryerja e shumë detyrave njëkohësisht;
2. Kontrollimi i vazhdueshëm i emaileve;
3. Shtyrja e punëve për më vonë;
4. Jeni perfeksionistë;
5. Përdorimi pa qëllim i mediave sociale;
6. Mbledhje pa objektiva të qarta;
7. Kryerja e shumë detyrave, ndërsa jeni në telefon;
8. Hutoheni nga teknologjia;
9. Nuk bëni pushim gjatë punës;
10. Nuk i jepni përparësi detyrave të rëndësishme;
11. Menaxhimi i dobët i kohës;
12. Thoni vetëm “po”;
13. Nuk keni orar të rregullt gjumi;
14. Nuk kryeni aktivitet fizik;
15. Filloni ditën pa një rutinë të caktuar;
16. Punoni pa u përqendruar;
17. Bërja e gjërave pasi ndiheni të detyruar;
18. Nuk delegoni.

Sa nga zakonet e përmendura më sipër keni dhe si mundoheni t’i ndryshoni ato?
/ Interesting Facts