Niksen – një trend holandez i shëndetit, që do të thotë “të mos bësh asgjë” – ka tërhequr vëmendjen e botës në vitin 2019, si një mënyrë për të menaxhuar stresin, ose për të marrë veten nga  burnout.

Në atë kohë, shumë njerëz ankoheshin për lodhje dhe depresion, të shkaktuar nga puna e tepërt dhe po kërkonin një zgjidhje – kjo është arsyeja pse koncepte të tilla, si ikigai i Japonisë, ose hygge i Danimarkës, hynë gjithashtu në leksikun anglez.

Niksen ka të bëjë me gjetjen e kohës për të mos bërë asgje, duke e lënë mendjen të endet kudo që dëshiron të shkojë. Dhe ndërsa po kthehemi në normalitet me ngadalë pas pandemisë, është e rëndësishme të rimendojmë mënyrën, se si punojmë dhe kalojmë kohën.

Nga ana gjuhësore, niksen është një folje e krijuar nga “niks”, që do të thotë “asgjë”. Në Holandë, fjala mund të përdoret në mënyra të ndryshme, pozitive dhe negative.

Për Thijs Launspach, psikolog, pjsmarrësh në TEDx dhe autor i librit “Crazy Busy: Staying Sane in a Stresful World”, niksen do të thotë “të mos bësh asgjë ose të merresh me diçka të parëndësishme, si një mënyrë për të shijuar kohën tënde. Jo të mos bësh absolutisht asgjë, por të bësh sa më pak”, tha ai, duke treguar se kjo vlen më shumë për të moshuarit, që kanë më shumë kohë të lirë të pastrukturuar. Brezat e rinj, nga ana tjetër, janë më të stresuar se kurrë – edhe në Holandë, një vend i duartrokitur tradicionalisht për ekuilibrin punë-jetë.

Nuk është domosdoshmërisht keq të jesh për një moment në një gjendje stresi, ku je vërtet i vendosur dhe i fokusuar. Problemi është, kur situata del jashtë kontrollit.

Në mënyrë paradoksale, niksen mund të na bëjë edhe më produktivë, thjesht sepse pushimet lejojnë trurin të pushojë dhe të kthehet me përqendrim më të mirë dhe vëmendje të qëndrueshme. Kjo është ndoshta arsyeja pse, ndërsa holandezët nuk punojnë me orë të gjata, ata priren të jenë shumë efikas në punë. Puna jashtë orarit nuk inkurajohet në Holandë.

Dhe duket se funksionon: holandezët janë një komb krijues. Vetëm mendoni për të gjithë piktorët e famshëm si Rembrandt, Vermeer ose Escher, si dhe zgjidhjet inovative, që holandezët kanë gjetur për të luftuar kërcënimin e përsëritur të përmbytjeve, të tilla si digat e mëdha dhe shtëpitë lundruese.

Vendasit pëlqejnë të kalojnë kohën e tyre në mënyra aktive, të tilla si çiklizmi ose shëtitja, duke lënë kohë për të kthjelluar mendjen. Dhe sa herë që del dielli, holandezët dynden masivisht nëpër kafene dhe tarraca, edhe në dimër.

Megjithatë, Launspach nuk është një adhurues i të bërit asgjë si një masë parandaluese e stresit.

Në një bashkëpunim me sistemin hekurudhor, Wandelnet – një fondacion i përkushtuar për krijimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve për ecje – ka krijuar NS Wandelingen, një sistem rrugësh ecjeje, që janë të lehta për t’u arritur me tren, ose mënyra të tjera transporti publik. Ato variojnë nga 7 km deri në 22 km në gjatësi, duke i bërë të përsosura për udhëtime ditore.

Kjo kohë e lirë është e mundur për holandezët, sepse Holanda është një vend me një sistem të shkëlqyer mirëqenieje, dhe ndërsa njerëzit priren të punojnë shumë, ata gjithashtu marrin (dhe u jepen) shumë ditë pushimi.

Dhe me gjithçka që po ndodh në botë – pandemia Covid-19, lufta në Ukrainë – lehtësimi i stresit është më i rëndësishëm se kurrë. / BBC