Barazimi pa gola mjafton, Bajerni siguron gjysmëfinalen.

2018-04-12T13:30:06+00:0012 Prill, 2018 13:30|Kategoritë: Futboll, Sport|

Një barazim pa gola në Mynih përballë Sevijës, i shërbeu Bajernit të siguronte kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Champions League. Me takimin e parë që kishte fituar 1-2 në Spanjë, ekipi i Hejnkes menaxhoi rezultatin mjaft mirë në sfidën e kthimit.

Të dyja ekipet patën raste gjatë ndeshjes për të shënuar, por sulmuesit nga të dyja kampet u treguan të paqartë dhe të pasaktë para portës. Deri në fund, nuk pati gola, dhe Bajerni siguroi biletën për në turin tjetër. Ëndrra e Sevijës në Ligën e Kampioneve përfundon këtu.