Pse njerëzit po blejnë më pak kompjuter? Përgjigjja e shpejtë do të ishte: telefonia dhe vendi që zë në jetët tona. Por..

Pandemia e COVID-19 i bëri kompjuterët personalë më të rëndësishëm se kurrë dhe shitjet shpërthyen dy vjet radhazi. Por kohët e mira për prodhuesit e kompjuterëve dhe çipave tani duket se po zbehen shpejt. Rënia e shitjeve të Chromebook në tremujorin e fundit ka hapur rrugën për një rënie edhe më të madhe që po godet edhe prodhuesit e Windows, dhe sot Apple bëri me dije se, në botë shitjet ranë me 40.5% nga viti në vit në tremujorin e parë të 2023, mes një tkurrje më të madhe të kërkesës së konsumatorëve, sipas firmës kërkimore IDC.

Ekspertët thonë: Fajësoni inventarin e lartë dhe kërkesën e ulët. Dërgesat globale të kompjuterëve personalë ranë 29% në tremujorin e parë, mes një kombinimi të kërkesës së dobët, inventarit të tepërt dhe një mjedisi makroekonomik në rënie, tregojnë të dhëna të reja nga International Data Corp.

Pesë prodhuesit më të mëdhenj të kompjuterave – Apple, ASUS, Dell, HP dhe Lenovo, pësuan rënie dyshifrore në dërgesat e tremujorit të parë, duke reflektuar kërkesën më të dobët dhe problemet e vazhdueshme të inventarit. Por rënia e Apple ishte më e madhja.

Pjesa globale e tregut të PC-ve të Apple, ra midis tremujorit të parë të 2022 dhe tremujorit të parë të 2023, nga 8.6% në 7.2%, sipas të dhënave të kompanisë kërkimore IDC.

Kompania dërgoi 2.8 milionë pajisje më pak nga viti në vit, në tremujorin e parë të 2023.

Kjo ngjarje nuk është krejtësisht e papritur. Drejtuesi Financiar i Apple, Luca Maestri, tha në shkurt se Apple priste rënie dyshifrore në shitjet e Mac dhe iPad, nga periudha e një viti më parë për tremujorin e marsit.

Të ardhurat e Mac ranë 28.66% nga viti në vit gjatë tremujorit të dhjetorit. CEO i Apple, Tim Cook, tha në atë kohë, se mjedisi sfidues makroekonomik ndikoi në shitjet e iPhone, Mac dhe Apple Watch.

 

/PC World, redaktim i Shqip.al