Barbara Corcoran i quan “hajdutë nate”. Dhe nuk i ka toleruar kurrë në shoqërinë e saj. Corcoran është sipërmarrëse në sektorin e pasurive të patundshme, e cila e ka shitur kompaninë e saj “The Corcoran Group”, për 66 milionë dollarë në vitin 2001.

Në një episod të podcast të Business Insider Usa, “Success! How i Did It“, Corcoran tha se mbajtja larg e këtyre “hajdutëve” – ata që ankohen – ka qenë çelësi i suksesit të shoqërisë së saj.

“Nëse ankohesh, nuk mund të pres deri të premten për të të përzënë, ok?” – tha Corcoran. “Ndieja se po ‘infektonin’ të rinjtë”.

Të tjerë njerëz i cilësojnë ata që ankohen me emra të ndryshëm, edhe pse thonë të njëjtën gjë në lidhje me toksicitetin e tyre në çdo organizatë.

Në një artikull për Inc, Jayson DeMers thotë se duhen pushuar gjithnjë nga puna ata që e “ekzagjerojnë me viktimizimin”

Këta persona e shmangin marrjen e përgjegjësive të veprimeve të tyre, duke parapëlqyer t’ua vënë fajin të tjerëve. Kanë gjithnjë një justifikim dhe ankesat e vazhdueshme nuk kalojnë pa u vënë re nga kolegët, që mund të fillojnë të mentalitetin e tyre prej viktime, duke parë të tjerët që e bëjnë këtë gjë”.

Ndërsa Kevin Daum shkruan se “pesha e botës është në shpatullat e këtyre personave, askush nuk punon më shumë apo nuk përballet me vështirësi më të mëdha se ta. Te gjithë e dinë, pasi këta persona ankohen në vazhdimësi, duke kaluar shumë kohë duke u ankuar për pengesat që hasin, për paaftësinë e kolegëve dhe për përgjegjësitë e tyre të përditshme”.

Corcoran dha edhe një arsye të thjeshtë për të hequr qafe këta lloj personash. “Një person negativ do të përthithë në heshtje energjinë e 15 njerëzve të mrekullueshëm” tha ajo. “Kjo është arsyeja pse ata që ankohen i cilësoj si hajdutë që veprojnë natën – nuk veprojnë në dritën e diellit, por të godasin në mënyrë të heshtur”.

Burimi: Business Insider