Irina ka lindur në 6 janar, në vitin 1986 në Emanzhelinsk, një qytet i vogël në Rusi. Ka qenë vajza më e gjatë në klasë me një gjatësi rreth 178 cm. Me tiparet e veçanta bënte për vete çdo djalë. Ka qenë e interesuar vetëm në studime dhe nuk ka ëndërruar të marrë pjesë në konkurse bukurie.

E pasionuar mbi letërsinë Irina dëshironte të bëhej një mësuese letërsie. Pëlqen muzikën dhe dikur këndonte në korre të shkollës, ashtu sikurse luan shumë bukur në piano.

Para se të njihej me Cristiano Ronaldon e të bëhej e dashura e tij, askush nuk dinte për modelen e bukur Irina Shayk. Por, tashmë ajo ndodhet në çdo kopertinë reviste, është modelja më e paguar dhe e kërkuar dhe mediat nuk rreshtin së shkruari. Kush është Irina ekzaktësisht? Modelja ruse që përveç përdorimit të kremrave të pafundme, pëlqen të lexojë e dëgjojë muzikë klasike

Trupi i saj i gjatë dhe elegant, fytyra me tipare të ëmbla dhe ndonjëherë agresive kanë qenë arsyet që Cristiano është interesuar pas saj që herën e parë. Ata janë takuar në xhirimet fotografike të Armanit për herë të parë dhe që atëherë nuk janë ndarë më.

Një nga shoqet e saj ruse bëri një koment në internet, i cili bëri bujë për pak kohë, për lidhjen e tyre. “Cristiano dhe Irina po e përdorin njëri tjetrin. Ai për trupin e saj të pakrahasuar, ajo për famën që ai ka. Ata janë të dy egoistë dhe dy njerëz megapopullorë të cilët po dalin për disa kohë. Nuk besoj se do të martohen ndonjë ditë bashkë. Irina arriti sukses në modë jo vetëm duke përdorur bukurinë e saj.”

Irina e filloi karrierën në një konkurs modelesh dhe fitoi “Supermodel contest” në 2004, ku mbajti dhe një statujë të artë me vlerën e 60,000 rublëve. Pas fitores asaj iu dha mundësia të performonte në shumë vende, aty ku dhe filloi të njihej si modele e vërtetë. Pas saj, filloi të kishte një karrierë si modele profesioniste, që e bëri dhe një nga modelet më të paguara të Armanit. Rusia është një vend i populluar nga njerëz të origjinave të ndryshme, kështu që mund të shihni lloje të ndryshme bukurish. Jo vetëm sllavet, por dhe ato me pamje braziliane, apo aziatike. Dhe në vendin tim, vajzat shpenzojnë shumë kohë duke iu përkushtuar vetes, ritualeve të bukurisë, dhe kujdesen shumë për veten. Bukuria natyrale krijohet me vëmendje deri në perfeksion sigurisht dhe me ndihmën e shumë produkteve kozmetike e make-upit. Është një kombinim unik i gjërave të vogla që përbëjnë “sharmin personal”.

 

Intervista

Cila është dieta dhe ushtrimet që bëni?

Në fakt nuk kam mbajtur ndonjëherë dietë. Mendoj se një person duhet të konsumojë çfarë i pëlqen dhe të bëj disa ushtrime për të mbajur trupin në formë, nuk ka rëndësi nëse i duhet të shkojë në palestër, notojë, apo të shëtisë. Por duhen bërë me kënaqësi pasi emocionet pozitive të bëjnë të bukur! Shkoj në palestër pesë herë në javë. Kam një trajner shumë të mirë, dhe bëj ushtrime edhe kur jam në udhëtime. Pas tyre ndihem me shumë energji.

Cilat janë sekretet e lëkurës suaj? Si kujdeseni për të?

Më duhet të jem e ekspozuar në vende me diell, për shkak të punës, ndaj e mbroj shumë lëkurën time. Përdor kremra mbrojtës me faktorë të lartë dhe kremra mbrojtës për ambiente të mbyllura me përbërës vajorë. Në mëngjes më pëlqen ta pastroj fytyrën me kuba akulli të mbushur me kamomil dhe çaj jeshil. Pastaj përdor kremra hidratantë me përbërje kastraveci të shoqëruar me një sauna ruse. Gjatë saj përdor një lloj përzierje që e kombinoj vetë, mjalt me kripë deti. E përdor këtë përzierje për trupin dhe fytyrën.

Si do ta përshkruaje stilin tënd personal?

Më pëlqen të miksoj stile. Për shembull, mund të vesh një palë xhinse të thjeshta, një bluzë me krahë të shkurtra me një çantë Chanel. Më pëlqejnë në mënyrë të veçantë çantat dhe këpucët, pasi i japin shije çdo lloj veshjeje. Më pëlqejnë të brendshmet gjithashtu. Mendoj se një grua me të brendshme seksi ndihet konfidente. Më pëlqejnë të brendshmet Intimissimi sepse janë si një lëkurë e dytë. Janë shumë të bukura e të rehatshme.

Cili është vendi që të ka pëlqyer më shumë, më stil, nga ato që ke udhëtuar për punë?

E dua Italinë dhe Milanin, është një nga qytetet më në modë dhe stil në botë. Italianët vishen shumë bukur dhe janë shumë elegantë. Por qyteti im i preferuar mbetet New York. Atje mund të gjesh gjithçka. Është energjik dhe gjithmonë në krye të modës dhe trendeve të reja.

Si do e përcaktonit të qenurit “seksi”?

 

Do ta përcaktoja në një mënyrë fare të thjeshtë: të jesh vetvetja, sa më natyrale, ashtu siç je. Është gjëja më atraktive në botë. Njerëzit që e duan veten ashtu siç janë, janë seksi dhe gjithmonë atraktivë.

 

Si je zbuluar për të qenë një nga modelet më të paguara?

Ishte një rast vërtet me fat. Mamaja ime pa një reklamë në një autobus për një konkurs bukurie. Atje më pikasi një agjent mode i cili më propozoi të merrja pjesë në një tjetër konkurs modelesh. Mora pjesë në “Miss Chelyabinsk” dhe fitova. Nuk e kisha menduar asnjëherë që do të bëhesha një modele. Menjëherë kam filluar të punoj si modele në Paris.

 

Çfarë të pëlqen të bësh në kohën e lirë?

Më pëlqen të bëj pak pushim. Ose të shkoj në det, ose të kaloj kohë me miqtë e mi, të rri me qenin, apo të lexoj një libër interesant.

 

Vera po afron. Cilat janë planet e tua?

Në fakt kam shumë punë por do të planifikoj të marr dhe një ose dy javë pushim dhe të kaloj pak kohë me familjen time. Sigurisht tani që kam gjetur dhe dashurinë time do të kaloj ditë të bukura me Ronaldon. Na pëlqen të shkojmë në Itali.

 

Ka diçka të veçantë që njerëzit nuk e dinë për ty?

Kur ndihem e trishtuar më pëlqen të shkruaj poezi.

 

Meqë ra fjala cilat janë filmat e tu të preferuar, librat, dhe muzika?

Adhuroj filmat e Woody Allen dhe filmi im i preferuar është “Match Point”. Një film tjetër që më pëlqen është “The Game” me Michael Douglas. Më pëlqen kur ploti është i ndërlikuar dhe ka një fund të paparashikueshëm. Lexoj shumë gjithashtu. Shkrimtarët e mi të preferuar janë Haruki Murakami dhe Dostojevski. Më pëlqejnë librat historikë, si dhe ato mbi kafshët. Kam studiuar për shtatë vjet në një shkollë muzike dhe më pëlqen muzika klasike. Por preferoj dhe muzikën hip hop dhe atë R&B.

 

Cila është ëndrra më e madhe në fushën e modelingut?

Modele jam bërë fare rastësisht dhe me thënë të drejtën e shoh atë si një pasion të momentit. Mendoj se modelingu është një biznes tejet i paparashikuar dhe i paqendrueshëm. Më intereson e ardhmja dhe për të duhet të jem e sigurt.

 

E ke menduar të përfshihesh në aktrim, këngë, apo dizejnim? Nëse po, pse?

Po kam filluar të mendoj për aktrimin, ndoshta mund të jem aktore një ditë, ku i dihet. Kur studioja në shkollën e muzikës këndoja në korr, por ka kohë që nuk këndoj më. Momentalisht po merrem me stilimin e kostumit tim të plazhit dhe më pëlqen ideja. Ndoshta, pse jo mund të bëhem një stiliste!