Hong Kongu është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar, i ndjekur nga kryeqyteti i Angolës Luanda, sipas listës së dhjetë vendeve më të shtrenjta për të jetuar, publikuar nga firma e konsulencës Mercer.

Zyrihu dhe Singapori renditen përkatësisht në vend të tretë dhe të katërt në listë, të pandryshuar në renditjen e një viti më parë. Ndërsa Tokio listohet në vend të pestë.

Studimi ka marrë në konsideratë koston e jetesës në 209 qytete në të gjithë botën, duke krahasuar koston e më shumë se 200 lloje shpenzimesh në çdo vend, duke përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjen dhe argëtimin.

Ja 10 qytetet më të shtrenjta për të jetuar
1.Hong Kong
2.Luanda-Angola
3.Zyrih
4.Singapor
5.Tokio
6.Kinshasa-Zimbabve
7.Shangai
8.Gjeneva
9.N’Djamena-Chad
10.Pekini