Të punosh nga shtëpia duket si ëndërr që gjithkush do ta ëndërronte. Por një gjë e tillë nuk është e lehtë dhe kërkon një përkushtim akoma më të madh sesa puna në një zyrë.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Stanfordit, më shumë se 10% e të punësuarve amerikanë punojnë rregullisht nga shtëpia.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ndihmojnë në rritjen e produktivitetit në momentin që punoni nga shtëpia.

 

1. Caktoni orarin tuaj të punës.

Nëse vendosni një numër të caktuar orësh gjatë së cilave do të kryeni një numër të caktuar detyrash , në fund të ditës do ta shikoni që do të keni përfunduar një pjesë të mirë të punëve.

Një prej avantazheve të të punuarit në shtëpi, është se nëse për ju janë më produktive orët gjatë natës, ju keni mundësinë e zgjedhjes dhe nuk ju duhet të punoni që në orët e para të mëngjesit. Por gjithësesi këshillohet që t’i vendosni vetes një orar të caktuar.

Një tjetër përparësi është se ju nuk duhet të visheni në mënyrë formale, të qëndroni mbi taka të parehatshme apo të bëni make-up.

 

2. Kërkojini familjarëve të mos ju shqetësojnë

Kur jeni në zyrë, familjarët tuaj nuk ju pyesin edhe për gjërat më të thjeshta, por kur punoni në shtëpi një gjë e tillë ndryshon. Kërkojini familjarëve tuaj që edhe nëse punoni në shtëpi, të mos ju shqetësojnë me pyetje të kota.

 

3. Caktoni zonën tuaj të punës

Nëse punoni nga shtëpia, ju duhet të keni “zyrën” tuaj të punës, dhe jo të uleni përpara TV, apo mbi shtrat.

Për të rritur produktivitetin, përqëndrimin, dhe për të ulur stresin këshillohet që të mbani një lule në tryezën tuaj të punës.

 

4. Komunikoni sa më shpesh me kolegët tuaj

Komunikimi me kolegët tuaj, është një prej faktorëve kryesorë që ndikojnë në rritjen e produktivitetit, sidomos kur punoni nga shtëpia.

 

5. Organizojini të gjitha punët në një listë ditore

Të pasurit e një liste me të gjitha punët ditore, do t’ju ndihmonte për të qenë sa më të organizuar dhe do të ulte ndjeshëm ndjesinë e stresit.

 

6. Qëndroni larg ekranit

Sipas një studimi të kryer nga Science Daily, njerëzit shpenzojnë mesatarisht rreth pesë orë përpara kompjuterit. Për pasojë lodhja e akumuluar gjatë këtyre orëve rritet dhe në fund të gjithë kërrusen duke u afruar gjithnjë e më shumë me ekranin. Mundohuni që ta evitoni në maksimum një gjë të tillë.

 

7. Mos e bëni çdo gjë nëpërmjet kompjuterit

Mos bëni çdo gjë nëpërmjet e-mailit. Këshillohet që takime apo intervista të ndryshme t’i bëni duke i takuar njerëzit drejtpërdrejt.