Stresi dëmton lëkurën

2018-02-28T12:44:31+00:0012 Prill, 2016 9:43|Kategoritë: Çështje, Komunitet|

Stresi dëmton lëkurën. Tashmë është fakt. Stresi ka arritur të jetë faktori nr.1 në ndikimin e dëmtimit të lëkurës, shumë më tepër se sa dielli. Këtë konkluzion e ka dhënë një grup studiuesish nga SHBA.

Ata thonë se në momentin që kalon një periudhë të vështirë, nuk është aspak çudi që lëkura të fillojë të humbasë shkëlqimin dhe butësinë e saj. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues, të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit.

Epiderma në këtë kohë bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme.