E në një sezon të tillë ishin padyshim edhe njerëzit më të evidentuar. Në rreshtat më poshtë është një listë me 11 futbollistëve dhe një trajneri, që ndoshta nuk janë më të mirët në absolute të këtij sezoni, por janë njerëzit, që përfaqësojnë një histori të veçantë të sezonit. Që nga rikthimi I Ilion Likës te tërheqja e Devi Mukës, nga fantasia e pashëmbullt e Blendi Shkëmbit, të arratisja e Elis Bakajt dhe Odise Roshit, emrat e personazheve të këtij sezoni futbollistik, përcaktojnë një ngjarje që do të mbeten padyshim në kujtesë.

1. ILION LIKA – Pas kthimit nga emigracioni ju desh ta niste gjithçka nga e para, madje duke pranuar që të luajë edhe me një skuadër që ishte duke rënë nga kategoria një sezon më parë. Oferta që I bëri Tirana, nuk ishte ndër më të mirat, por falë punës së tij, Ilion Lika u kthye të ishte portiere më I mirë. Mbasë këtë vend mund t andante edhe me portierin e Skëndërbeut, por Ilion Lika me paraqitjen e tij arriti t’I jepte shumë shkëlqim Tiranës. Në një skuadër që për 9 muaj pati shumë oshilacione, Lika u bë pika më e fortë e skuadrës, madje në epilogun e sezonit ai arriti që të bëhej protagonist, duke pritur 3 penallti që I dhanë Tiranës, Kupën e Shqipërisë dhe biletën për në Evropë.

2. ARJAN PISHA – Vërtetë foli shumë vonë, por zbuloi një sekret që të gjithë e dinimin, por askush nuk e thoshte me zë të lartë. Kapiteni lengjendar I Dinamos është divorcuar më mënyrën më të shëmtuar me skuadrën nga e cila mori edhe emrin. Pak javë para përfundimit të sezonit Pisha nuk ishte më pjesë e Dinamos, ndërkohë që daljen e tij publike ai pohoi se skuadra kampione ishte marrë peng nga ‘bosët’ e saj, të cilët kanë shitur gjithçka, që nga futbollistët ndeshjet, e deri të historia e kësaj skuadre. Pisha tha me zë të lartë një të vërtetë që e kish thënë më parë edhe trajneri Ilir Daja, por që duket se nuk la shumë gjurmë, pasi nuk ka kush ta dëgjojë.

3. FRANC VELIU – Pak kohë më parë ishte ofruar si një mbrojtës për ekipin kombëtar, por askush nuk I kishte dhënë të drejtë duke paralelizuar se konstrukti I tij ishte më shumë I ngjashëm të një sulmuesi. Futbollisti vlonjat ka qenë një nga shtyllat e mbrojtjes së Flamurtarit dhe një nga futbollistët më të mirë të sezonit. Mosha e re nuk korrenspondon me autoritetin që ai tregoi në fushën e lojës. I vetmi që nuk e ka parë duket se është trajneri I ekipit kombëtar, Josip Kushe, që edhe tani kur është në pikë të hallit për një mbrojtës, nuk jep asnjë shans futbollistit për t’u bërë pjesë e ekipit, qoftë edhe në një grumbullim të rëndomtë.

4. ANDI LILA – Që nga koha e pasaportizimit me bardheblutë, tregoi se do të ishte një pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre, madje në harkun e një kohe shumë të shkurtër ai u bë lider I saj. Andi Lila ka qenë futbollisti më I diskutuar në 6 muajt e fundit për një transferim të mundshëm drejt Kroacisë, por preferoi të mbetej pjesë e ‘Zonjës së Vjetër’, duke marrë përsipër detyrën e kapitenit. Një futbollist energjik, grintoz dhe me një shpirt të lart gare. Kështu mund të portretizohet numri 6 I bardhebluve, që tanimë është bërë edhe një pjesë integrale dhe e ekipit kombëtar. Edhe vetë drejtuesit e Tiranës, nuk e kanë qarë shumë largimin e Devi Mukës, si kapiten I kësaj skuadre.

5. ARJAN SHETA – Ndërsa mosha mesatare e skuadrës së teutës nuk ishte më e madhe se 23 vjeç, Arjan Sheta ishte futbollisti mëi vjetër I kësaj skuadre, plot 30 vjeç. Me një eksperiencë të gjatë me Tiranën, Elbasanin, Vllazninë e shumë skuadra të tjera, mbrojtësi ishte një shembull për të gjithë të rinjtë e skuadrës së re durrsake. Në përpjekjen titanike që ‘Djemtë e Detit’ bënë për të shpëtuar nga rënia në një kategori më poshtë, Sheta ka dhënë një eksperiencë të çmuar. Përzgjedhja në listë nuk është për faktin se është futbollisti më I mirë në rolin e tij, por për të treguar që disa futbollistë më moshën e tij kanë një vlerë të caktuar në futbollin tonë.

6. ELIMJANO VILA – Një vit më parë ishte pjesë e skuadrës kampione dhe falë shkëlqimit me atë formacion siguroi edhe qëndrimin në ekipin kombëtar. Një futbollist shumëplanësh, që I vetëm arriti të mbante në këmbë Dinamon. Pas dështimit në Eropë ju përkushtua punës për të treguar vlerat e vërteta dhe realisht ai ishte futbollisti që spikati në dy sezonet e fundit me skuadrën dinamovite, fillimisht për titullin, e më pas edhe për mbijetesën. Është mëkat që të mendosh dështimin e Dinamos, kur në formacion luajnë futbollistë të tillë, si Emiljano Vila, që janë vlera të shtuara të një kampionati në dekradim linear.

7. DEVI MUKA – Futbollit shqiptar ju shua një yll. Kishte vite që qëndronte pas dre, por më në fund ëshët bindur për të dalë jashtë saj, e për të mos u kthyer më kurrë. Një prej mesfuhsorëve më të mirë që ka patur ndonjëherë futbolli shqiptar vendosi të vartë këpucët në gozhdë. Tiranës I është larguar një ‘të mëdhenjtë’ e saj. Numri 10 I bardhebluve nuk do të ketë më emrin e Devi Mukës, pasi kapiteni ka vendosur që të lërë futbolin e luajtur, pas një karriere më shumë se brilande. Tiranës do t’I mungojë fantazisti, spektakolari, Devi Mukës, do ti mungojë adrenalina që I ka dhënë jetë në gjithë këto vite.

8. BLENDI SHKEMBI – Korçës që të shpallej kampione nuk I mjaftonin vetëm lëkët e derdhura lum nga grupi I aksionerëve, as edhe mbështetja e zjarttë e tifozëve apo politikës në përgjithësi: kësaj skuadre I duhej një lider. E kush më mirë se Blendi Shkëmbi mund ta bënte një gjë të tillë? Edhe pse në metrat e fundit të karrierës, Shkëmbi ka ende klas, madje të një cilësie të admirueshme. E udhëhoqi skuadrën në mënyrë profesionale drejt një suksesi që mungonte prej pothuaj 80 vjetësh. Një lider I vertëtë, si në fushë e jashtë saj, madje edhe atëherë kur ju desh që të bëhej pjesë edhe e fushatës poltike.

9. ELIS BAKAJ – Një vit më parë ishte bukuria, lezeti dhe spektakli I futbollit shqiptar. I mërzitur nga komedia ballshiote e presidencës dinamovite provoi emigracionin. Dhe për ti dhënë jetë talentit të tij, mendoi një ish dinamovit, Sulejman Demollari. Nga Dinamo, te Dinamo. Elis Bakaj u bë pjesë e Dinamos së Bukureshtit, atje ku rreth 2 dekada më parë kish shënuar me gërma të arta emrin, vetë Demollari. Një kontratë që nuk I solli përfitime vetëm fantazsitit, por edhe klubit dinamovit. Futbollit shqiptar ju shkëput një pjesë e çmuar, le të shpresojmë që kjo do manovër do ti shërbejë ekipit kombëtar.

10. ODISE ROSHI –  Me gjithë varfërinë që ofroi ky sezon futbollistik, një mrekulli arriti ta prodhonte. Kjo mrekulli ka emrin, Odise Roshi. Laluci 20 vjeçar, edhe për për pak kohë ju bind një dëmtimi të bezdisshëm, ishte një protagonist special. Një sulmuesi klasit të lartë. I shpejtë, I fuqishëm, teknik dhe spektakolar, Roshi dha një kontribut të çmuar për skuadrën më të bukur të kampionatit. Vetëm pak orë pas përfundimit të kampionat, Roshi u paraqit me Rinas me një valixhe në dorë: destinacioni Këln. Falë mbështetjes së dy lebërve të njohur të kombëtares, Adrian Aliaj dhe Ervin Fakaj, Roshi firmosi për 4 vjet me ekipin e Bundesligës. Një kontratë përrallorem, për një talent që ka nevojë të shpërthej. Suksese Odise!

11. DANIEL XHAFAJ – Sërish ka shënuar më shumë nga të tjerët, por sërish ka mbetur pa trofe. Daniel Xhafaj ka qenë shumë pranë kurorëzimit kampion me skuadrën vlonjate, por u nushëllua vetëm me titullin e golashënuesit më të mirë të sezonit. Ka qenë një nga kampionat më të bukur të karriërës së tij, edhe pse në fund ju desh të përballej me zhgënjimin e një titulli të munguar. Së bashku me shumë bashkëmoshatarë të tij I dhanë jetë një kampionati shumë të mërzitshëm, duke udhëhequr për shumë javë kampionatin dhe duke pranuar në fund vendin e dytë.

Trajneri – SHPETIM DURO – Në Shqipëri një skuadër futbolli mund të fitojë titullin, ose dhe ta humbasë edhe pa patur trajner fare në stol. Kjo mund të vlejë edhe për Skënderbeun, që në fund ngriti lart titullin. E nisi me kampionin e fundit, Shkëlqim Muçën, e në fund e mbylli me Shpëtim Duron, por duket se më shumë se sa trajneri ai që ishte fituesi I kësaj skuadre ishte vetë presidenti I klubit. Trajneri ishte më shumë një mik I futbollistëve në marëdhëniet Brenda dhomave të zhjveshjes, e në korridorin që të çon në zyrën e presidentit. Kjo nuk ja ul vlerat si një personalitet I futbollit shqiptar, Shpëtim Duros, por në një kampionat që luhet më shumë zyrash, ndihma e tij është e panevojshme. Të gjithë presin fillimin e sezonit të ri, për të parë strategjithë e merkatos dhe manovrat në kupat e Evropës, për të parë Shpëtim Duron e vërtetë.