Shkencëtarët anglezë kanë arritur të krijojnë një ekuacion matematikor në gjendje për të zbuluar ekzaktësisht se çfarë intensiteti të lumturisë mund të arrijë një person në një moment të caktuar të jetës së tij, duke përdorur si referencë zgjedhjet e tij të kaluara dhe të ardhshme, në fusha të caktuara të së përditshmes.

Për kërkuesit britanikë rë univeristetit University College London koncepti i lumturisë është i përgjegjshëm ndaj një skeme në të cilën përfshihen zgjedhjet, pritshmëritë, dhe rezultatet e arritura.

Në bazë të studimit matematikor publikuar në PNAS qëndron principi se totali i pritshmërive të arritura dhe të të shpërblimeve të marra kombinuar së bashku mund të formojnë gjendjen e gëzimit tonë të brendshëm. Truri i njeriut sipas doktorit, Robb Rutledge, një nga kërkuesit që ka udhëhequr studimin, «përpiqet të kuptojë se në cmënyrë të arrijë shpërblimet dhe për këtë arsye përdor disa informacione të njohura (vendimet e marra, pritshmëritë, rezultatet e arritura ) për tu siguruar se do të bëjë zgjedhjen e duhur në të ardhmen.

Për të dhënë në një formulë që përfshin në mënyrë perfekte gjithë këta përbëres studiuesit kanë vënë nën rezonancë manjetike një grup prej 26 personash duke mundur të analizojnë aktivitetin cerebral pas disa pyetjeve dhe përpara disa zgjedhjeve të caktuara pak a shumë të rrezikshme në fushën e ekonomis dhe financës. Pas cdo pyetje personat e përfshirë pyeteshin për gjendjen e tyre të lumturisë.

Më pas studimi u transformua në një kërkim lidhur me një lojë në smartphone që përfshiu më shumë se 18 mijë persona. Ekuacioni i krijuar, ka demostruar rezultate perfekte në parashikimin e gjendjes së lumturisë të personave që u përballën me një lojë sërish e lidhur me një sërë vendimesh financiare pa ose me shpërblim.