Sa shpejt po plakemi?

2018-02-23T15:19:44+00:0014 Prill, 2016 14:27|Kategoritë: Jeta Jonë, Komunitet|

Tashmë shkencëtarët britanikë kanë bërë të mundur zbulimin e një analize gjaku e cila llogarit se sa shpejt mund të plaket një person. Sipas DailyMail, analiza nxjerr “moshën biologjike” të një personi krahasuar me moshën e tyre aktuale, dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundjen e Dementias vite më vonë. Kjo ndodh sepse ata që janë më të vjetër biologjikisht se sa në vite, janë të të predispozuar për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer, forma më e përhapur e Dementias, thonë shkencëtarët.

Për më tepër analiza është një mënyrë e mirë për ti dhënë personit një “rezultat të plakjes” bazuar në të dhënat gjenetike të gjetura në gjakun e tyre dhe shkencëtarët shpresojnë që kjo të ndryshojë mënyrën se si doktorët mendojnë për moshën kur marrin vendime mjekësore, pasi kërkimet tregojnë se mosha biologjike nuk është e njëjtë me moshën aktuale.