Të prekurit me koronavirus tregojnë simptoma pas një mesatare prej pesë ditësh, sipas një studimi të shkencëtarëve të shëndetit publik, që thonë se një periudhë karantinimi prej 14 ditësh është “e arsyeshme”.

Një vlerësim i saktë i periudhës së inkubacionit për një virus të ri e bën më të lehtë për ekspertët të parashikojnë dinamikën e shpërthimit dhe të gjejnë një ekuilibër midis masave të kontrollit dhe eliminimit të përhapjes.

Që nga e hëna, virusi ka prekur mbi 109,000 persona në të gjithë botën, ndërsa ka marrë jetën e 3,800 të tjerëve.

Italia ka marrë masa drastike, duke ndaluar të gjitha lëvizjet jo thelbësore në të gjithë vendin dhe ka urdhëruar mbylljen e shkollave, palestrave dhe muzeve.

Një analizë e shfaqjes së COVID-19 nga studiuesit në shkollën e Shëndetit Publik “Johns Hopkins” zbuloi një periudhë mesatare të inkubacionit prej 5.1 ditësh – për të shfaqur simptomat, një mesatare më e gjatë se sa për virozat normale.

Studimi zbuloi se më pak se 2.5 për qind e shfaqnin simptoma brenda 2.2 ditëve ndërsa 97.5 për qind shfaqnin simptoma brenda 11.5 ditësh.

Ekspertët e shëndetit publik kanë përdorur një periudhë 14-ditore karantinë të bazuar në vlerësime, por të dhënat e Johns Hopkins sugjerojnë se bëhet fjalë vetëm për COVID-19.

Studiuesit vlerësuan se, për çdo 10,000 individë të karantinuar për 14 ditë, vetëm rreth 101 do të zhvillonin simptoma pasi të shëroheshin dhe largoheshin nga karantina.

“Bazuar në analizën tonë të të dhënave në dispozicion të publikut, rekomandimi aktual prej 14 ditësh për monitorim aktiv ose karantinim është i arsyeshëm, megjithëse në këtë periudhë, shumë nga rastet do të humbasin një kohë të gjatë”, tha autori i studimit Justin Lessler.

Studimi, botuar në revistën “Annals of Medicine Medicine”, mori në shqyrtim 181 raste të zbuluara para datës 24 shkurt, ku diheshin datat e mundshme të ekspozimit dhe shfaqjes së virusit. /Euronews

Monitor.al