Të rregullojmë defektet trupore në pak ditë

2018-02-27T15:21:55+00:001 Nëntor, 2013 13:33|Kategoritë: Jeta Jonë, Komunitet|

Nëse jeni një nga ata persona që e vuajnë gjatësinë fizike apo keni disa defekte në trup si për shembull shpatulla të ngushta, vithe pak të rëna këmbë të holla krahë jo shumë të tonifikuar mund t’ia arrini vetëm me disa ushtrime dhe teknika të thjeshta. Është një proces i mundur i cili nuk ndodh vetëm para moshës 20 vjeçe. Me pak dëshirë dhe vullnet kjo mund t’u ndodhë edhe 30-të apo 40-të vjeçarëve

Një nga mënyrat më efikase për të rregulluar disa defekte të vogla tuajat ka të bëjë me forcimin dhe zgjatjen e muskujve. Për këtë duhet ndjekur një program specifik i cili synon zhvillimin hormonal që lidhet në mënyrë të ngushtë me zgjatjen e gjymtyrëve.

Është vërtetuar se ushtrime të një intensiteti të lartë që përfshijnë aktiviete të ndrshme aerobike si çiklizmi, vrapi i shpejtë, apo të notuarit mund të kenë një imakt vërtet të madh të prodhimit të hormoneve të rritjes.

Përse konsiderohet ky ushtrim pozitiv?

Një program i mirë duhet të përfshijë një larmi të gjerë ushtrimesh që do lëvizë trupin tuaj përmes një game të plotë lëvizjesh. Kjo e bën trupin tuaj më fleksibël duke i bërë kocakat dhe kërcet tuaja më të ndjeshme për t’u zhvilluar.

Tërheqja

E thenë ndryshe në gjuhn popullore varja në paralele apo edhe lartësitë që mund t’i kapni ju ndihmon. Ky është një ushrim që praktikohet sidomos në fëmijëri ku të gjithë e kemi provuar të varemi nëpër paralele. Është një ushtrim i mirë pasi kundërndër vepron duke bërë të mundur zgjatjen e kockave shpinore dhe reduktimin e tensionit mes vertebrave. Në fakt tërqeqja ndihmon në zgjatjen e personit nga dy deri në tre centimeter dhe tonifikimin e muskujve.

Shtrini sa më shumë këmbët

Një tjetër ushtrim që do t’iu ndihmojë në përmirësimin e trupit tuaj është shtrirja e këmbëve. Gjymtyrët dhe shtrirja e tyre sa më tepër ndihmon në zgjatjen e tyre. Për këtë ju duhen disa lëvizje të vogla në mënyrë që shtrirja të jetë sa më efikase.

Vendosini krahët drejt përpara jush me pulpat e duarve mbi dysheme. Ngrijeni krahun e majtë më lartë se të djathtin, më pas  shkëputeni këmbën e djathtë nga toka sa më shumë të mundeni. Mundonuni të ruani atë pozicion për të atën katër sekonda pa e filluar lëvizjen me këmbën tjetër. Qëllimi juaj duhet të jetë të vazhdoni ushtrimin për të paktën 20 sekonda.

Punoni me pjesën e legenit

Ky është një nga ushtrimet më të preferuara të instruktorëve gjithandej. Por nëse nuk keni vajtur në palestër mund ta bëni edhe vetë në shtëpi. Është i thjeshtë, dhe do të ndieni shtrirjen e muskujve të shpinës dhe legenit. Do t’iu duhet ta filloni këtë ushtrim duke u shtirë në shpinë me shpatullat dhe krahët e fiksuara në dysheme. Përkulini gfjunët dhe mblidhini këmbët sa më afër legenit. Më pas harkoni të pasmet në mënyrë që legeni juaj shtyhet lart. Mbajeni këtë pozicion për të paktën 20 sekonda. Ndërsa e përsërisni këtë ushtrim, do ndiheni më të lehtë duke u shtriqur nga këmbët dhe legeni.

Zgjidhni momentin e duhur

Do të ishte gjithmonë një ide që ushtrime të tilla të bëhen herët në mëngjes ose vonë në darkë pasi temperaturat nuk duhet të jenë shumë të larta. Ushtrime të kësaj natyre duhen bërë në mënyrë konstante por duhet ta filloni ngadalë sidomos nëse jeni fillestarë. Mund ta rrisni intensitetin e punës suaj ndërsa trupi juaj mësohet me çdo lëvizje të re.