Universiteti i Kembrixhit po zhvendos të gjithë klasat mësimore online për vitin e ardhshëm akademik, deri në verën e vitit 2021, njofton universiteti.

Kembrixh është universiteti i parë britanik që njofton mësimdhënie virtuale për vitin akademik 2020-21.

“Universiteti po përshtatet vazhdimisht me ndryshimin e këshillave që janë publikuar gjatë kësaj pandemie. Duke pasur parasysh që ka të ngjarë që distancimi social do të vazhdojë të kërkohet, universiteti ka vendosur që nuk do të ketë leksione ballë për ballë me studentët gjatë vitit të ardhshëm akademik”, tha një zëdhënës i universitetit.

Leksionet në klasat universitare pritet të rifillojnë përsëri pas verës 2021, por me grupe më të vogla mund të fillojnë me herët nëse ‘përputhen me kërkesat për distancimin shoqëror’./CNN