Pavarësisht se sa e çuditshme mund t’i duket dikujt apo ide e mirë ndonjërit tjetër, historia njeh (edhe në Shqipëri) çifte të sukssesshme në jetë dhe biznes. Gjithçka lind nga filiza e idesë së biznesit dhe mënyra si administrohet mbrapa.

Ekspertët e lidershipit në Forbes japin këto këshilla:

  • Ndani rolet dhe përgjegjësitë tuaja. Edhe pse ju të dy mund të zotëroni aftësinë për të bërë punën dhe t’u shërbeni klientëve, është e rëndësishme të ndani rolet dhe përgjegjësitë në kompani, kështu që ju nuk shkelni në territorin e njëri-tjetrit. Në shumë biznese të vogla, një partner është në “krye të shtëpisë” duke u marrë me shitjet dhe zhvillimin e biznesit dhe duke përgatitur propozimet dhe vlerësimin e punës. Partneri tjetër vepron si në “fundin e shtëpisë” duke u marr me veprimet ditore dhe duke u kujdesur për llogaritë, listën e pagave dhe gjërat e përgjithshme të zyrës. Kur duhet marrë ndonjë vendim i madh i përbashkët, si të investosh para në një sistem të ri kompjuterash, ose të marrësh një punonjës, kjo mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të ndarë fuqitë dhe minimizuar debatet.
  • Zhvillo një mënyrë efektive për të kaluar diferencat dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Ndërsa komunikimi i mirë është thelbësor në çdo martesë, është po aq i rëndësishëm në një marrëdhënie biznesi. Një çift që nuk mund të arrijë në kompromis për çështje të vogla, si p.sh. çfarë lloj printeri duhet të blejmë, do të ketë vështirësi për të zgjidhur probleme të tjera, që në mënyrë të pashmangshme do të dalin, teksa biznesi rritet. Një mënyrë për t’i zgjidhur është të mbahet një mbledhje e menaxhimit çdo të hënë në mëngjes, për shembull për të parë ecurinë e kompanisë gjatë javës së mëparshme dhe për të parë se ku ka vend për përmirësim. Nëse dalin diskutime gjatë javës, ju dhe bashkëshorti juaj mund t’i diskutoni ato në çast, ose të prisni deri në mbledhjen tjetër javore. Nuk ka rëndësi se cilën përqasje ju zgjidhni, përsa kohë që ju dhe bashkëshorti juaj bini dakord për të.
  • Kini gjithmonë një plan për kujdesin e fëmijëve. Vetëm sepse ju do të jeni duke punuar nga shtëpia, nuk do të thotë që ju nuk keni nevojë për kujdes ditor për fëmijët, apo kujdestare. Është krejt e kundërta! Nëse fëmijët janë duke bredhur rreth zyrës-shtëpi, duke kërkuar vëmendje, ju nuk do të jeni në gjendje të kryeni punën. Një mundësi është që ju dhe bashkëshorti juaj të kombinoheni lidhur me kujdesin për fëmijët, në mënyrë që bashkëshorti tjetër të përqendrohet në biznes. Një mundësi tjetër është të gjeni një kujdestare fëmijësh me kohë të pjesshme ose të plotë, në këtë mënyrë ju mund të punoni dhe ndërsa pushoni të merreni me fëmijët tuaj, t’i ndihmoni të kryejnë detyrat, ose t’i nxirrni shëtitje.
  • Sigurohuni që të dy të keni mjaft hapësirë për të punuar. Ndërsa disa njerëz nuk e kanë problem të punojnë në një zyrë plot me njerëz, të tjerët kanë nevojë për shumë qetësi në mënyrë që të përqendrohen. Për shembull, nëse ju nuk arrini të përqendroheni në telefon, ndërsa bashkëshorti juaj po merret me zgjidhjen e një çështjeje me klientët, ju mund të keni nevojë për dy dhoma të ndara për të punuar.
  • Të bini dakord në një strategji, që përpara se të filloni. Ndërsa është e vështirë të mendoni rreth së ardhmes së kompanisë, përpara se ju ta keni filluar atë, është e rëndësishme të uleni me bashkëshortin tuaj dhe të vendosni se ku doni ju që biznesi juaj të shkojë. Ndonëse nuk është e nevojshme që të keni një marrëveshje aksionerësh të firmosur nga një avokat, është një ide e mirë për ju dhe bashkëshortin të bini dakord për një buxhet vjetor për biznesin tuaj dhe të bëni një listë me qëllime dhe objektiva të përbashkëta.

/Redaksia e Shqip.al