Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se Europa do të shohë një rritje të rasteve ditorë të vdekjeve nga Covid-19, sipas drejtorit të OBSH për unionin.

“Do të bëhet më e vështirë. Në Tetor, Nëntor, ne do të shohim një nivel më të lartë vdekshmërie”, tha Hans Kluge, ku aktualisht kontinenti po përjeton një rritje të numrit të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave ka mbetur relativisht i qëndrueshëm.

Rigjallërimi i virusit pritet të sjellë edhe rritjen e vdekjeve ditore, tha OBSH.

“Është një moment ku vendet nuk duan të dëgjojnë këtë lajm të keq dhe unë e kuptoj,” tha Kluge për AFP, ndërsa shtoi që pandemia “do të përfundojë, në një moment apo në një tjetër “.

55 vendet anëtare të OBSH-së në Europë pritët të mbajnë një takim online sot dhe të martën për të diskutuar në lidhje me përgjigjen ndaj koronavirusit dhe për të rënë dakord për një strategji të përgjithshme pesë-vjeçare.

Kluge, paralajmëroi ato vende që besojnë se zhvillimi i një vaksine do t’i japë fund pandemisë.

“Dëgjoj gjatë gjithë kohës: ‘vaksina do të jetë fundi i pandemisë’. Sigurisht që jo! Ne as nuk e dimë nëse vaksina do të funksionojë për të gjithë popullatën. Ne po marrim disa shenja tani që vaksina do të ndihmojë për një grup dhe jo për tjetrin,” tha ai.

“Fundi i pandemisë është momenti që ne si komunitet do të duhet të mësojmë se si të jetojmë me këtë pandemi. Dhe kjo varet nga ne”.

Numri i rasteve në Europë është rritur ndjeshëm javët e fundit, veçanërisht në Spanjë dhe Francë. Ndërkohë, numri i vdekjeve ditore ka mbetur në të njëjtin nivel që nga fillimi i qershorit, me rreth 400-500 vdekje në ditë, treguan të dhënat e OBSH-së./AFP