Pas përfundimit të përfaqësimit në kupat e evropës skuadrat shqiptare kanë marrë një tjetër goditje të rëndë, e cil ka nxjerrë në pah investimet e gabuara, strategjitë e munguara dhe ndëshkimet e merituata

Nëse prej kohësh kemi filluar të ndjehemi mirë për rezultatet e ekipit kombëtar, të cilat e kanë ngjitur në shkallët më të larta të arritura ndonjëherë (madje së fundmi jemi edhe në vazon e katërt të shortit të finaleve të Botërorit 2014 që do të luhet në Brazil), kjo lojë magjike në vendin e tonë është duke kaluar një gjendje agonie. Akush nuk mund të kundërshtojë faktet, pasi janë mëse evident dhe të dituara nga të gjithë. Ndërsa për kampionatin kombëtar mund të bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh, në arenën evropiane futbolli shpërfytyrohet, duke treguar anën më të dobët, e joreale. Në të vërtetë ai është një test që e nxjerr lakuriq futbollin tonë në të gjitha aspektet, si sportive po ashtu edhe njerëzore. Në aspektin sportiv dobësitë në përgatitjen e aktiviteteve dhe në atë njerëzor, duke u tunduar pas marrëveshjeve antisportive. Dhe nuk bëjnë përjashtim asnjë prej skuadrave, që në këtë sezonin e kishin zanafillën nga kampionia e sforcuar, Skërnderbeu, për të vijuar me Flamurtarin, Vllazninë e me skuadrën më të titulluar të futbollit tonë, Tiranën. Më I rëndë ky fakt bëhet kur shikojmë edhe emrat e kundërshtarëve, që për fat të keq në shumicën e rasteve janë krejtësisht të panjohuara, madje shumë prej tyre edhe shumë larg në renditjen e klubeve. Historia është e njëjtë për çdo vit, për çdo skuadër që merr të drejtën e përfaqësimit evropian, e rishtazi duke krijuar pa asnjë alibi idenë e abuzimit me emrin e futbollit. Publiku është I sigurt që futbolli shqiptar shitet në bileta të majme bastesh, ndërsa shefat e futbollit e kanë të vështirë të shtrëngojnë darën.

Por përtej këtyre fakteve, që ende nuk asnjë kundërshti, e gjithë kjo situatë vjen pas zinxhiri të gjatë anomalish, komanduar nga personat dhe subjektet e gabuara. I shituar në xhepat e njerëzve jo kepetentë dhe për më tepër ‘të këqinj’ në ide e qëllime, futbolli ka marrë një rrugëtim të paorientuar, drejt një destinacioni vetëshkatërrues.

Ky sezon evropian për skuadrat shqiptare njësoj I shëmtuar si ai në verën e shkuar, I një verë më parë e kështu më radhë. Skënderbeu u shpërfytyrua në harkun e 30 minutave, pavarësisht se për këtë skuadër është ivestuar në harkun e një viti, aq sa është harxhuar në të gjithë historinë e këtij klubi që nga themelimi. Flamurtari që na kënaqi përgjatë sezonit të shkuar u kthye në një skuadër amatore, ku futbollistët këmbët kishin në fushë e mendjen e kishin kioskave të basteve. Shëmtuar u shfaq edhe Vllaznia, që edhe pse si Flamrutari kaluan nga një tur, në turin pasardhës prodhuan rezultate të dyshimtë.

Por cilat janë në të vërtetë pikat më të dobëta të futbollit shqiptar? Pse prej kohësh asnjë skuadër nuk arrin të bëjë një përfaqësim të mirë, përtej kufinjve? Dhe cilat do të jenë perspektivat e këtij futbolli, nëse situate do të vijojë e tillë për shumë kohë? A është me rrezik kjo gjë për ekipin kombëtar? Këto pyetje e kanë një përgjigje dhe mbi të gjitha një arsyetim llogjik për të dalë prej tyre.

STRATEGJIA E KLUBEVE

Kjo është një fjalë e panjohur në fakt për klubet shqiptare, të cilat nisin dhe mbyllin sezonin pa një strategji të qartë, si në plasinin sportiv dhe në atë ekonomik. Të ashtëquajturit presidentë të klubve nxitojnë të afrojnë më të mirët që janë në treg, por me kushte krejtësisht banale dhe mbi të gjitha, duke mos arritur asnjëherë të përfitojnë aq sa duhet nga shërbimi I tyre. Futbollistë që vijnë vetëm për një sezon, marrim një mal me para dhe largohen në sezonin pasardhës me duar në xhepa, për të firmosur me një tjetër skuadër, madje as duke mos e marrë mundimin të qëndrojnë edhe për ndeshjet e kupave të evropës. E njëjta gjë është e vlefshme për trajnerët, madje edhe më keq për këta fakirë, që shëtisin qytet më qytet për çdo vit. Trajner që mbyll një sezon nuk është në stolin e skuadrës në sezonin pasardhës, e më keq akoma, kur një skuadër ndërron 2-3 apo edhe më shumë trajnerë brenda një sezoni. Këtë gjë e bëjnë më shëmtuar skuadrat më me traditë, Tirana, Dinamo, Vllaznia, Flamurtari, etj. Në fillimin e çdo sezoni klubet nisen të gjitha me marshin e shpejtësisë, por pas 90 minutave të para, gjysma e skuadrave janë pa trajner, e shumë të tjera deklarohen se do të luftojnë vetëm për Kupën apo maksimumi për të arritur një vend në kupat e evropës.

NDËRTIMI I INFRASTRUKTURËS

Gjithnjë flitet për ndërtimin e infrastrukturës dhe klubet shqiptare kënaqen me faktin që kanë të mirë tapetin e fushës së stadiumit, apo maksimumi të kenë edhe një aneks për të bërë stërvitjen, ndërsa pjesa tjetër është krejt e panjohur. Mungojnë qendrat e riaftësimit të futbollistëve, sallat e forcës, ambjentet e akomodimit të sportistëve, pa folur më pas për ambjente të posaçme për grumbullime në minifaza të ndryshme përgatiore. Skuadrat në më të shumtën e rasteve nuk kanë qendrat e tyre stërvitore dhe trajnerët hasim mjaft vështirësi edhe për programimin e senacave stërvitore. Trajnerët që vijnë e ikin në çdo sezon mendojnë për zgjidhjet të përkohshme dhe anomalitë që gjen në fillimin e punës së tij, I trashëgon edhe pasardhësi, duke filluar gjithçka nga e para. Presidentët dritëshukrtër mendojnë më pak për investime të tilla dhe situata është e njëjtë për çdo sezon dhe për çdo trajner.

MBËSHTETJA E ELEMENTËVE CILËSORË

Është e qartë që skuadrat duhet të ndërtohen me futbollistë cilësorë, por investimi I vërtetë I një skuadre janë padyshim ekipet zinxhir, të cilat do të prodhojnë vazhdimisht futbollist për të ardhmen. Janë të pakta klubet, për të mos thënë fare ato që kanë investuar për ndërtimin e ekipeve zinxhir. Por edhe nëse një gjë e tillë ka filluar të lëvizë në pak qytete, sërish mbetet shterpë, sepse politikat e klubeve janë afatshkutra dhe pa një orientim të qartë. Kështu nëse një skuadër do të ndërrojë çdo sezon trajner apo më keq akoma ta bëjë një gjë të tillë edhe 2-3 herë në sezon, atëherë pak gjasa kanë për t’u ekspozuar futbollistët e talentuar që vijnë nga ekipit zinxhir. Aq më keq akoma t’u krijohet atyre mundësia për t’i vënë në provë apo për të tentuar që ai të rritet bashkë më pjesën tjetër të skuadrës. Shembulli më I keq është ai Odise Rroshit. Një futbollist që erdhi nga academia e futbollist të Aoolonisë dhe u shit për një grusht para te Flamustari. Vetëm pas 1 sezoni të vetëm në nivelet më të larta me vlonjatët, sulmuesi shtegtoi drejt evropës, madje në një nga kampionat më të lakmuara të Evropës, në Bundesligë. I gjithë ky rrugëtim është një histori suksesi, vetëm në planin personal për futbollistin, por në aspektin financiar është një autogol, si për Flamurtarin që mbajti në sezonin e fundit kartonin e futbollistit, ashtu edhe për klubin mëmë Apoloninë, që lanë të lirë një talent, pa përfituar asgjë prej tij. Drejtori teknik I Mainzit, Folker Finke, njeriu që krijoi edhe akademinë më të madhe të futbiollit gjerman, pohoi me kënaqësi: “Kemi marrë me parametra zero një futbollist shumë të talentuar”. Dhe si Roshi edhe shumë futbollistë të tjerë cilësore lënë klubet e  origjinës, duke mos u dhënë asnjë përfitim për investimin disavjeçar.

MUNGESA E TIFOZËVE NË STADIUM

Shpesh ankohemi për mungesën e tifozëve në stadium, por askush nuk ka marrë mundimin që të gjejë arsyet e vërteta. Presidentët ankohen që investojnë për tifozët nuk I ndjekin, por sa punohet për këtë fakt? Në fakt shembujt që tifozët e duan futbollin dhe duan ta ndjekin atë janë evidente në vitet e fundit, por klubet bëjnë shumë pak për t’I mbajtur tifzoët. Mjaftojnë të kujtojmë Elbasanin e disa sezoneve më parë, kur merrte titullin e dytë kampion në historinë e klubit. Stadiumi për çdo ndeshje ishte I mbushur në kapacitetin maksimal dhe tifozët shkonin pas skuadrës së tyre në çdo ndeshje.  Pas dorëzimit të trofeut skuadra u shpërbë, e bashkë me futbollistët kryesorë u larguan edhe tifozët nga shkallët e stadiumit. E njëjta histori me Besën e Kavajës, Vllazninë, e shumë shpejt të njëjtin fat do të ketë edhe Skënderbeu. Por nuk është vetëm kjo arsyeja, klubet bëjnë shumë pak për të mbajtur afër tifozët e tyre, duke filluar që nga kushtet më minimale në stadiume, e deri te lehtësirat që në të gjithë botën janë të ligjshme për tifozët e të gjitha skuadrave.

INVESTIMET DHE PËRFITIMET

Shpesh në studiot televizive apo në faqet e gazetave hasim deklarata të presidentëve për investime kolasale për ndërtimet e skuadrave të tyre, po askush nuk flet për përfitime apo zbutjen e tyre. Në më të shumtën e rasteve ‘bosat’ kënaqen me përftimet që marrin detyrimisht nga përfaqësimet evropiane apo ndonjë para e pistë e përfituar në llotari të njohura bastesh. Që në momentin e investimit gjithçka është e gabuar. Është e qartë që për të ndërtuar një skuadër të mirë, të duhet të blesh futbollistë të mirë, vlera e të cilëve rritet ndjeshëm për çdo sezon, por ndryshe nga ç’ndodh në Itali, Spanjë, Angli, apo qoftë edhe në vendet fqinjë me ne, si Mal I Zi dhe Maqedoni, në Shqipëri kontratat e futbollistëve janë afatshkurtër, vetëm për një sezon. Klubi paguan shtrenjtë blerjen e futbollistit dhe nuk ka asnjë të drejtë mbi të në përundimin e sezonit, qoftë edhe nëse ai dështon në objektivat e tij. Në këto kushte skuadra humbet investimin e bashkë e të edhe futbllistin, që vitin tjetër të njëjtnë histori do të bëjë me një tjetër skuadër. Këtyre parave të humbura u shtohen edhe shumë para të tjera që klubet I humbasin, duke I lënë të lirë futbollistët nga eip zinxhir, apo më keq akoma duke I paguar për një vit të tërë pa aktivizuar asnjë edhe një ndeshje. Të pakta janë përfitimet nga biletat, ose në më të shumtën e rasteve ato administrohen keq. Klubet nuk I shikojnë si përfitim finaciar biletat, pasi pak investohet që në stadium të afrohen më shumë tifozë. Ndërkohë në strategjitë e klubeve mungojnë orientimet e tjera për të përfituar ekonomikisht përgjatë harkut të një sezoni.

E në këto kushte edhe jetëgjatësia e klubeve është e shkurtër. Largohen shumë trajnerë e futbollistë çdo sezon, në shumë raste edhe presidentët braktisin skuadrat, duke I çuar ato pikiatë drejt falimntimit. Flitet pak për trofe apo suksese, ndërsa më të shpeshta janë zhgënjimet, fatura të cilave është e jashtëzakonshme. E gjithësesi futbolli mbijeton në të një agoni të tejzgjatur, pa prodhuar asgjë, e duke humbur shumë…