Meti Alshiqi dhe Klaudja Veseli, dy nga protagonistët e BB5 jashtë mureve të shtëpisë duket se kanë gjetur gjëra të përbashkëta me njëri tjetrin, gjë që nuk ndodhi gjatë qëndrimit të tyre në reality show. Të parë gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit ata janë përfolur dhe për një lidhje që ka lindur midis tyre. Por çfarë mendojnë vetë Meti dhe Klaudia? Si e konsiderojnë ata marrdhënien e ngushtë mes tyre si dhe mendime për eksperiencën e veccantë, jetën dashurinë etj., për më tepër lexoni intervistat e tyre.

 

Klaudja veseli: “Meti?! Të ishte pak më i madh, do të isha lidhur”

Klaudja është një tjetër personazh që u bë e njohur falë formatit të BB5. Vajza brune, e qeshur, ndonjëherë dhe nevrike por mbi të gjitha e sigurt në vetvete, përpos vlerave të tjera që kish për të treguar në lojë, u largua prej saj në pikën kulmore. Lidhja e saj ende e pakonsoliduar me Erionin solli shumë polemika mes tyre. Si do të vazhdojnë gjërat pas daljes së Erionit? Simpatia e fortë për Metin, një tjetër banor të BB, dhe planet e momentit.

Klaudja është banorja e cila u fut në shtëpinë më të famshme të momentit vetëm pak ditë më vonë pas fillimit të spektaklit. Ajo spikati  menjëherë për vajzën me besim në vetvete, sigurinë por dhe çiltërsinë e sidomos të mos qenurit aspak me komplekse në jetesën brenda shtëpisë së BB. Vajza simpatike, hollake, me flokët e zinj u afeksionua shumë shpejt pas Erionit, djalit prej të cilit ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Nëse gjërat mes tyre do të shkojnë drejt një raporti të mundshëm apo nëse kjo ndjenjë që ka lindur mes tyre nuk do të ketë një konkluzion të dëshiruar për Klaudjan.  Pavarësisht bindjeve, apo vlerave që kishte Klaudja për të treguar e për të dhënë në këtë reality show me një fitore prej 100 milion lekësh, ajo u largua nga loja pikërisht në pikën kulmore të saj. Ky ishte dhe “gabimi” i saj do të gjykonte publiku.

Ndoshta! Megjithatë gjithçka justifi kohet kur Klaudja bëri atë që ndjeu vërtet. Pamundësia e një raporti me Erionin si dhe niveli jo i pritshëm I banorëve të tjerë bënë që ajo të largohej nga shtëpia. Por nëse do të kishte hyrë më pare në shtëpi vajza brune vlerëson si më interesant një prej banorëve djem, Metin. Mund të kishte krijuar dhe një raport, pse jo nëse ai do të ishte pak më i madh. Çiltërsia e tij i kanë lënë një shije shumë të mirë asaj, ku pavarësisht largësisë së vendeve, diçka mund t’i bashkojë në të ardhmen.

 

Intervista

 

Si vendose të hyje në BB?

Të them të drejtën nuk e kam menduar shumë gjatë hyrjen time në BB, ishte diçka që ndodhi shumë shpejt, pa u menduar gjatë.

Çfarë kishe menduar para se të hyje?

Thjesht t’i tregoja njerëzve që Klaudja është shumë ndryshe nga ajo çfarë duket.

Çfarë nuk u realizua në planet e tua?

Fatkeqësisht shumë gjëra nuk kasha mundësi aty brenda t’i tregoja për veten time.

Tani që sheh vazhdimin e lojës çfarë mendon?

Sinqerisht që përveç dy vetave të tjerët nuk dinë të lozin fare.

Pse vendose ta lësh lojën në një pikë të rëndësishme të saj?

Mendoja se do ia dilja ta përballoja stresin e tepërt aty brenda, por ja që më ndodhi e kundërta. Nuk isha në gjendje që të vazhdoja më gjatë.

 

Sikur mos të ishte Erioni çfarë do të kishte ndryshuar tek ty?

Do bëja një lojë shumë herë më të bukur dhe do isha më e lirshme aty brenda.

 

Cila ishte gjëja që të bezdiste më shumë gjatë qendrimit brenda shtëpisë?

Mosdija e të bashkëjetuarit në komunitet dhe injoranca e disa banorëve.

 

Po tani që je jashtë çfarë të bezdis më tepër?

Fakti që shumë shpesh përmendet emri im, kjo është një gjë normale por me bezdis fakti që nuk kam mundësi replike.

 

Çfarë mund të thuash për reagimin e Erionit kur i bëre surprizën e takimit?

Si gjithmonë që asnjëherë Eri nuk di çfarë do dhe çfarë të thotë. Rëndësi për mua ka që unë i thashë çfarë kisha për t’i thënë. Të tjerat nuk më interesojnë shumë.

 

Çfarë të pëlqen më tepër te Erioni si djalë?

Deri diku mirësia që ai transmeton tek të tjerët e vlerësoj, por nuk di të them nëse është e sinqertë apo jo.

 

Po çfarë nuk të pëlqen më tepër tek ai?

Mungesa e theksuar e karakterit ose personalitetit, ose me saktë luhatjet e vazhdueshme që ka.

 

Çfarë mendon për veten kur shikon regjistrimet e qëndrimit tënd?

Mendoj që jam sjellë deri diku në mënyrë shumë normale. Kam bërë gjëra që të gjithë moshatarët e mia do bënin besoj, thjesht më vjen keq për publikun kur dëgjonte të bërtiturat e mia të vazhdushme.

 

Si e konsideron këtë eksperiencë?

Një eksperiencë që më ka ndihmuar të kuptoj deri diku limitet e mia dhe një eksperiencë për t’u provuar pse jo.

 

Kur ka qenë hera e fundit që ke qenë e dashuruar?

Para katër ose pesë vitesh mund të them.

 

Cila është pika jote më e fortë në dashuri?

Të mos qenurit xheloze ndaj partnerit dhe toleranca.

 

Po më e dobta?

Besimi i verbër te partneri.

 

Çfarë cilësish duhet të ketë një djalë që ti mund ta dashurosh?

Të jetë njeri që di mbi të gjitha të trajtojë një femër dhe normalisht shumë element të tjerë si për shembull të jetë simpatik, të dijë të vishet e shumë të tjera.

 

Je tip që fal?

Po kam falur edhe më shumë se një herë për hir të dashurisë. Ndoshta është gabim por mendoj që në dashuri nuk bëhen dot parashikime.

 

Cila do të ishte ajo gjë (përveç tradhtisë) që nuk do të toleroje në një marrëdhënie?

Dhuna ndaj një femre padiskutim.

 

E konsideron veten një personalitet të fortë apo të brishtë?

Në jetën e përditshme mund të them që kam një personalitet shumë të fortë, ndosha edhe të tepruar në disa raste, në një lidhje pastaj më ndodh komplet e kundërta.

 

Te cilët nga BB e mëparshëm do të kishe dashur të merrje pjesë duke u nisur nga banorët?

Tek edicioni i parë absolutisht!

 

Së fundmi është shkruajtur nga gazetat për një lidhje tënden me Metin. Si është puna?

(Qesh). Absolutisht që është jo e vërtetë. Me Metin kam thjesht një shoqëri të mirë dhe kaq. Fakti që më ftoi në Prishtinë nuk do të thotë që jemi lidhur.

 

Çfarë mendon për Metin?

Është një djalë me vlera shumë të larta. Më erdhi keq që aty brenda nuk arriti të tregonte veten si një lojëtar më i fortë.

 

Pse mendon se gazetat publikuan një lajm të tillë?

Siç e thashë edhe më sipër ndoshta ka ndikuar fakti që Meti më ftoi në Prishtinë. Noshta dhe fakti që a deklaruar që i vetmi person me të cilin do mbajë kontakte edhe jashtë është Klaudja.

 

Nëse kthehemi në fillimin e qëndrimit tënd në BB a do të ishte Meti një djalë me të cilin do të ishe lidhur?

Meti është një djalë i përsosur por është më i vogël se unë. Të ishte pak fare më i madh absolutisht që po.

 

Po nëse Meti do të bindë në dashuri ty dhe do të ta shprehte çfarë do ti thoshe?

Ndoshta që është e pamundur edhe për shkak të largësisë ose do e bisedojmë, (qesh).

 

Më thuaj një cilësi dhe një vërejtje për Metin?

Cilësia e Metit është se është një njeri vërtet i çiltër, ndërsa vërejtje do të thoja që është paksa i urtë.

 

Çfarë do të jetë për ty Erioni pas përfundimit të BB?

Erioni nëse është vërtet ashtu siç është dukur brenda në shtëpi do të jetë thjesht një banor i BB5, nëse pas një sqarimi të mëtejshëm që Erioni ka kërkuar me mua më demonstron të kundërtën mund të jetë diçka më shumë.

 

Cilat janë planet e tua më afatshkurtra?

Planet e mia për momentin janë një udhëtim drejt Italisë dhe më pas rikthimin në jetën reale. Rikthimi në punë e gjëra të tjera të përditshme.

 

Meti alshiqi: “Të gjitha femrat e jetës sime”

Meti, modeli simpatik nga Prishtina, është një tjetër i eliminuar nga shtëpia më e famshme e momentit. Kush është Meti që nuk njohëm dot brenda shtëpisë? Simpatitë, dhe antipatitë ndaj disa banorëve. Pse qëndroi indiferent dhe nuk krijoi asnjë lidhje? Raporti me Klaudjan dhe mundësia për një dashuri mes tyre. Gjithçka në lidhje me Metin post-BB

Meti, djali nga Prishtina ishte një tjetër personazh i BB5, i cili hyri në shtëpinë e famshme që në natën e parë të spektaklit. Tërhoqi vëmendje menjëherë në audiencë, e sidomos atë femërore për bukurinë e një modeli dhe djali të ëmbël, por nga ana tjetër të qetë e shumë me personalitet. Performanca e tij gjatë qëndrimit në shtëpi nuk pati luhatje, as përballje të forta mes banorëve, as hatërmbetje apo ndonjë histori dashurie. Edhe pse ndoshta publiku këtë priste. Pak indifferent dhe i ftohtë, Meti nuk mundi të ishte protagonist, jo sepse nuk deshi por  sepse nuk gjeti dot veten mes banorëve dhe atmosferës reale atje. Kështu gradualisht ra në qetësinë e tij edhe pse adhurohej nga një publik i gjërë jashtë. Vajzat e simpatizonin

dhe kishte nga ato që e dëshironin Metin në finale. Tashmë ai është jashtë dhe jeta e tij vazhdon normalisht. Është kthyer në Prishtinë për t’u çmallur me njerëzit dhe miqtë e tij. Mediat aluduan për një histori intime mes tij dhe Klaudjas, por Meti është përgjigjur i prerë. Mes tyre ka vetëm miqësi dhe asgjë përtej, të paktën për momentin. Në këtë intervistë ai vjen i çiltër, duke na treguar për BB një ëndërr që u realizua, si dhe shumë fjalë e ndjenja që ndoshta Meti nuk pati mundësinë të rrëfehej brenda.

 

Intervista

Meti ishe shprehur se BB ishte ëndrra jote. Mendon se t’u plotësua?

Unë kisha një qëllim të vetëm, të bëhesha pjesë e këtij reality show. Arrita të përmbushë qellimin tim duke treguar se kush jam, e në një farë mënyre kjo lloj ëndrre që kasha u plotësua.

 

Çfarë mendove kur të thanë emrin për t’u larguar nga shtëpia e BB?

Të them të drejtën isha shumë i qetë dhe mendimi i parë që kasha ishte se do të takoja njerëzit e mi më të afërt dhe si do t’më prisnin gjithë ata njerëz që kanë ndjekur Big Brotherin jashtë.

 

Cili ishte reagimi i njerëzve jashtë?

Fillimisht nga reagimi i tyre u emocionova edhe më shumë, sepse ishte një pritje e cila më bëri të ndihem shumë mirë. Nuk prisja që ata të dinin gjithçka rreth meje, dhe e kuptova që ata kishin vlerësuar Metin që ishte brenda. Aty kuptova se qëllimin tim e kisha realizuar vërtet.

 

Po i miqve të tu?

Miqt e mi, në fakt më bën një pritje të jashtëzakonshme. Kur u takova me ta më përshkuan ndjenja aq të forta sa më bënë të harroja dhe fjalët që do flisja. Më kishin munguar fort dhe prej bisedës që bëmë kuptova që iu kisha munguar shumë.

 

Kur sheh tani regjistrime të qëndrimit tënd aty çfarë mendon?

Kam parë disa prej tyre jo të gjitha, por kur i shoh në fakt ndiej një nostaligji, dhe e shoh veten se si më ka parë dikush tjetër në ato momente.

 

Do të kishe dashur të kishte banorë të ndryshëm nga këta të këtij viti?

Prisja të kishte persona më të pjekur, sepse në jetën e përditshme jam mësuar me këtë rang të njerëzve. Gjithë njerëzit që më rrethojnë janë të pjekur, dinë çfarë mendojnë çfarë flasin, dhe nuk thonë gjëra kot vetëm që të jenë në qendër të vëmendjes dhe po t’i analizosh do të kuptosh që thjesht po bëjnë një lojë të pabazë që mua s’më ka pëlqyer fare aty brenda. Të gjithe donin që Meti të lidhej me një vajze por nuk ndodhi. Pse? Nuk kishte ndonjë person që unë vërtet doja që të lidhesha me të, nuk ndieja asgjë për ndonjërën prej tyre dhe më dukej absurde që të kasha ndonje lidhje aty brenda.

 

Çfarë mendimi ke për Gentën?

Epo mendimet sa vijnë e ndryshojnë për njerëzit që njohim, për mua ka qenë gjithmonë një person I mirë por si të gjithë të tjerët edhe ajo luante lojën aty brenda, por për mua s’është e rëndësishme kjo.

 

Mendon se ajo të pëlqente vërtet apo bënte lojë?

Po nuk e di nëse vërtet i kam pëlqyer, mund të ketë ndodhur. Nga gjërat që bënte ashtu dukej, por mund të ekzistojë mundësia që e bënte për lojë.

 

Po për Anilën?

Thjesht në fillim ishte një nga personat që kisha një miqësi të mire aty Brenda, por sa kalonte koha,\ ndryshuan gjërat dhe filloi të mos më pëlqente se si ndryshoi. Kështu u bëra indiferent ndaj saj.

 

Çfarë mendimi ke për Gerin?

Për Gerin, për aq ditë sa e kam njohur, nuk më pëlqen karakteri i saj. Është person që e ka veten në qejf.

 

Çfarë kishte që nuk të pëlqeu tek ajo?

Po thjesht mënyra se si fliste për veten që gjatë gjithë kohës thoshte “unë jam kjo, bëj këtë”, më krijoi përshtypjen se nuk është një nga personat që mund të krijoj miqësi me të.

 

Po nëse Françeska nuk do të ishte lidhur me Ermalin mund të kishte një lidhje mes ju të dyve?

Të them të drejtën nuk e kam menduar këtë gjë. Por nëse nuk do të lidhej me Ermalin, ndoshta do të

ekzistonte mundësia të kishte diçka mes meje dhe saj.

 

Kur je dashuruar për herë të parë? Si ka ndodhur?

Në fakt jam dashuruar shumë kohë më parë. U takuam në vendin ku unë punoja, kishim një lidhje miqësie e më pas u lidhëm …

 

Pse përfundoi?

Pse përfundoi? … epo me sa mbaj mend ishim shumë të rinj për të zgjatur një lidhje të tillë që ne kishim Besoj se nuk ishim aq të pjekur sa të qendronim bashkë.

 

Cila është femra jote ideale si fizik?

Femra ideale si fizik do të thoja brune

, e gjatë dhe e lezetshme.

 

Po si karakter?

Si karakter do të doja të jetë e pjekur, e sinqertë e afërt me njerëzit, thjesht të gjenim një gjuhë të përbashkët.

 

Janë më të bukura vajzat e Prishtinës apo të Tiranës?

Haha s’e kam menduar shumë mirë ketë punë asnjëherë, sepse besoj se të gjitha vajzat shqiptare, kosovare nga Shqipëria, Mali i Zi, apo Maqedonia, s’ka rëndësi shumë. Mbeten të gjitha të bukura.…

 

Çfarë dallimi sheh më shumë midis tyre?

Dallimi i vetëm mes tyre është mënyra e të shprehurit.

 

Sa insiston ti Met te një femër, apo tërhiqesh shpejt?

Unë mund të jem edhe person që insistoj, po nuk jam nga ata që e teproj. Nëse shoh interesim edhe

nga ana e vajzës, insistoj nëse jo, tërhiqem.

 

Dashuritë që përfundojnë është më mire t’i harrosh apo t’i kujtosh?

Dashuritë që përfundojnë të japing gjithmonë një nostalgji sa të bukur aq edhe të hidhur dhe jam i mendimit që është më mirë të vazhdosh. Nuk do isha me mendimin t’i rikthehesha apo të shihja nga pas.

 

Të kanë lënduar më shumë apo ke qenë ti që ke lënduar?

Pas çdo lidhje njëri nga të dy lëndohet. Mund të ndodh të lëndohen që të dy, por s’jam i mendimit se kam qenë ndonjëherë shumë i lënduar ose që i kam lënduar të tjerët.

 

Sa xheloz je ti në një dashuri?

Çdo person që e ke afër dhe e dashuron, natyrisht që ka raste kur ndjehesh xheloz, por asnjëherë duke e tepruar, që do të thotë se nuk jam edhe shumë xheloz.

 

Cila është ajo gjë që të bën më shumë xheloz?

Ndoshta do të më bënte xheloz fakti kur ajo do të bënte diçka që mua s’më pëlqen.

 

Sa i rëndësishëm është seksi në një dashuri?

Çdo gjë ka rëndësi në një lidhje. Seksi në fakt është kulminacioni që mund të ndodh në një lidhje. Marrëdhënia intime mund ta mbajë një lidhje më gjatë, edhe mund ta prishë atë. Për mendimin tim, sigurisht, që ka rëndësi.

 

Kanë qenë të shumta flirtet që ke patur vetëm për seks?

Duke ditur se tani jetojmë në një kohë krejt ndryshe, nuk mund të sillesh edhe shum ndryshe nga të tjerët. Ka pasur raste kur ka pasur flirte për të arritur atë qellim, por në të shumtën e rasteve ka ndodhur pa provuar një gjë të tillë.

 

Si të pritën në Prishtinë?

Kur erdha dhe pashë reagimin e moshave të ndryshme, kategorive të ndryshme, që njerëzit bënin ndaj meje u ndjeva shumë mirë. Epo ku të mos e duash këtë rreth në të cilin jam rritur?

 

Cila ishte gjëja më e bukur që të thanë miqtë e tu kur i takove?

Gjëja më e bukur ishin lotët e dy mikeshave të mija, dhe fjalët e të gjithve që thonin vazhdimisht që jemi krenar me ty.

 

Si ndodhi që shkove me Klaudjan në Prishtinë?

Krejt rastësisht, sepse në momentin që unë dola nga BB ishte personi që më qendroi afër gjithë kohën. Në një mënyrë në Tiranë isha mysafir dhe desha që edhe ajo të bëhej mysafire e imja. Ta prezantoja me miqtë e mi dhe shumë gjëra të mira që bëri ajo për mua t’ia ktheja edhe unë në të njëjtën mënyrë.

 

Klaudja ndenji në shtëpine tënde?

Klaudja qendroi në shtëpin time. Ishte mysafir i gjithë familjes time ku u munduam ta bënim të ndjehej si pjesë e familjes sonë.

 

Çfarë mendon për të?

Klaudja është një mikesh shumë e  mirë për mua tanimë, shumë e afërt dhe do të jetë për sa kohë që miqësia jonë të vazhdojë.

 

Pse gazetat folen për një lidhje tuajën?

Ne thjesht jemi miq, por ndoshta për faktin se lidhëm një miqësi të mirë pas daljes nga Bigu, gazetat menduan se kishte një lidhje mes meje dhe asaj. Në fakt mes nesh ka vetëm miqësi.

 

Çfarë ka Klaudja që nuk të pëlqen për një lidhje?

Unë jam person që kur konsideroj dikë për mikesh, nuk ndryshoj mendim për të. Kaq.

 

Mund të dashurohesh me të në një të ardhme?

Nuk e kam menduar por nuk e besoj…

 

Nga Arjan KONOMI