Rezidenca e parë nënujorë në Maldive

2018-04-19T14:44:08+00:00 19 Prill, 2018 14:44|Kategoritë: Jetë, Vende|

Së shpejti do të hapet rezidenca e parë nënujore në ishullin Conrad Maldives Rangali, e cila thuhet se do të jetë njëkohësisht edhe rezidenca e parë nënujore në botë.

Kosotja e ndërtimit të kësaj residence të quajtur, Muraka, ka kushtuar 15 milionë dollarë dhe pamjet që ajo do t’i mundëosjë të gjithë vizitorëve të Oqeanit Indian janë mbresëlënëse.

Të gjtihë turistët që do të shkojnë në sihullin Conrad Maldives Rangali do të kenë mundësisnë të “flenë bashkë me peshqit”.

Kjo rezidencë so të ketë një dhomë ndenjeje, kuzhinën, dhonën e gjumit dhe tualetet. Por pamja mbresëlënëse e botës ujore nuk ofrohet në disa ambinete të caktuara të kësaj shtëpie por në të gjitha ambientet e saj, madje edhe në tualet.

Kjo rezidencë u dizenjua nga studioja arkitekturore Croën Company, ndërsa me pjesën e ndëritmit u mor kompania nga Zelanda e Re, M J Murphy Limited, e specializuar në teknologjinë e akuariumeve.

Pjesa nënujore e rezidencës lidhjet me pjesën e sipërme në sipërfaqe nga disa shkalle të brendshme në formë spriale.

Në pjesë e sipërme të kësaj residence ndodhet sërish e njejta palanimetri, pra një dhomë ndenjeje, një kuzhinë, dhoma e gjumit dhe tualetet. Edh këtu pamjet e horizontit ku oqeani takohet në çdo pikë me qillein është i mrekullueshëm.

Pa harruar që kjo rezidencë rrethohet nga një pishinë e pafundme oqeani.

Në total kjo rezidencë mund të mirëpresë deri në 9 turistë.

Ahmeed Saleem, dizenjuesi i këtij projekti tha se: Të nxitur nga frymëzimi ynë për t’i bërë sa më të prekshme këto eksperienca innovative për turistët ndërkombëtare, rezidenca e parë nënujore i fton të gjithë ata që do ta vizitojnë t’i eksplorojnë Maldivet nga një perspektivë tjetër, ajo e botës nënujore.

Rezidenca Muraka pritet të hapet për publikun në fund të vitit 2018.