Nga triumfi I munguar I Skënderbeut, te lotët e kavajsve sezoni futbollistik në Shqipëri pati një kronologji të ngjeshur ngjarjesh dhe zhvillimesh, që përmbysën parashikimet e fanatikëve të futbollit


Fërshëllima e trefishtë e arbitrit I ka dhënë fund lojës, e njëkohësisht edhe gjithë sezonit. Të gjithë largohen, kush për të nisur pushimet e shumëpritura, dikush tjetër për të kërkuar skuadrën e re, në Shqipëri apo në Evropë, e disa të tjerë nxitojnë të mbyllin detyrimet familjare. Pas mbeten kujtimet, të një sezoni që është përfolur shumë. I pëfolur për mënyrën se si u zhvillua, por edhe pengmarrjes që politika I bëri në të gjithë gjatësinë e tij. Duhej të ishte kampionati I rivalitetit të madh, me Dinamon kampione, Tiranën që duhej të ringjallej, Skënderbeun e ‘sheikëve’, Flamurtarin e talenteve, Vllazninë, e Besën dhe… Asnjëra nuk ndodhi. Gjithçka u përmbys! U përmbys në mënyrën më këtë keqe të mundshme, edhe pse në fundin e saj pati edhe nga që buzëqeshën.

Buzëqeshi Skënderbeu, që pas 78 vjetësh u shpall kampion. Një titull I munguar, por që me shumë gjasa mund të harrohet shpejt. Ishte një fitore që erdhi mes polemikash, por që I ngrohu shumë korçarët. Futbolli ringjalli qytetin e serenatave. Donatorët e Skënderbeut nuk u kursyen për të çuar më të mirët në Korçë, ashtu siç nuk pritën shumë për të ngritur lart trofeun, atë trofe që mund të hapë një erë të re në futbolin shqiptar. Një Skënderbe u fuqishëm, mund të bëjë edhe një revolucion të ri në futbollin shqiptar. Ajo shkolla e madhe e talenteve, që kish mbetur në mëshirë të fatit mund të marrë jetë edhe ato talente që lëviznin të uritur nga veri në jug, mund të gjejë një vitrinë të mirë për t’u bërë futbollistë të vlefshëm për futbollin shqiptar. Sezoni 2010-2011 e pa Skënderbun kampion dhe kjo është një meritë e padiskutueshme e qytetarëve të këtij qyteti të kulturës. Atje futbolli nuk përjetohet vetëm në fundjavë, por përgjatë gjithë vitit, me të njëjtën dëshirë entuizizëm. Në Korçë, futbolli jetohet bukur.

E ashtu siç qeshëm korçarët, qanë edhe shumë të tjerë. Qanë në Tiranë për Dinamo, që dorëzoi shëmtuar titullin kampion, duk shitur madje edhe vlerat më të mira që kishte klubi. Qau Besa e Elbasani që ranë në kategorinë inferiore, por edhe Flamurtari, skuadra më e bukur e sezonit. Nuk do të ishte e drejtë sikur të mos thonim dy fjalë të mira për vlonjatët, që nga koha e artë e Vasil Rucit, nuk kishin prodhuar një futboll më të bukur. Paradoksal është fakti që ‘mbretërinë’ e futbollit shqiptar kurorën e mbajti mbi krye një peqinas, si Gugash Magani. Djaloshi zemërgjerë formoi një ansambël të bukur, që I dha kampionatit lezet, e që në fut një stërkëmbës e rrëzoi në vendin e dytë, duke u ngëshëlluar vetëm me trofeun moral.