Stadium mitik I futbollit shqiptar është në çastet e një mbijetese te stisur dhe nevoja për të bërë një përfaqësim të mirë në arenën evropiane të futbollit, kërkon ndërtimin e një impianti të ri

Ka mjaftuar vetëm një orë pa drita në një mbrëmje që duhej të ishte mbrëmja e shkëlqimit të imazhit të Shqipërisë, për të kuptuar se atij I kishte ardhur fundi, ishte pikërisht në çastet e një mbijetese të stisur. Është fjala për mitikun ‘Qemal Stafa’, stadiumin më të madh dhe më të rëndësishëm në Shqipëri, që 70 vjet pas ndërtimit të tij, duket se po jep shpirt. Dhe si për ironi të fatit ishin galaktikët e Realit të Madridit ata që zbuluan se ky impiant legjendar ishte drejt rrënimit të plotë, kur fillimisht u lëkund impianti I ndriçimit(për më shumë se 1 orë në ndeshjen Gramozi-Real Madrid u ndërpre energjia elektrike), ndërsa më pas u zbuluan edhe shumë mangësi të tjera që nuk e bëjnë të pranueshëm këtë stadim për ballafaqime të rëndësishme futbollistike të rangut evropian. E ndërsa edhe këtë herë ‘turpin e hengrëm me bukë’, në objektivat më të afërta është hedhur ideja e rikonstruksionit të tij. Shumë të tjerë mendojnë se do të ishte më mirë të ndërtohej një I ri, por që gjithsesi ai nuk mund të egzistojnë më në atë gjendje, pasi në të është një histori e tërë e futbollit shqiptar. Ajo që të gjithë presin ëstë që së shpeejti në shohim në Shqipëri një stadium ku të luhet si në të gjithë botën, ku të gjithë të shkojnë me dëshirë dhe ku miqtë e ftuar të mos pësojnë fatin e Realit të Madridit, që ju nënshtrua mungesës së energjisë elektrike. Të gjithë shpresojnë që ai të ketë qenë akti I fundit I shëmtuar në Qemal Stafa.

PAK HISTORI

Duke e kthyer rrotën e historisë mbrapa, do të shikojmë që lindja e stadiumit më të rëndësishëm në Shqipëri daton rreth vitit 1939, kohë në të cilën vendi ynë ishte nën regjimin e Italisë fashiste. Në të vërtetë ideja e italianëve ishte për një impiant hipizmi, por ky projekt mbeti I parealizuar për shkak të Luftës së Dytë Botërore(gjithsesi në atë kohë janë zhvilluar disa aktivitete hipizimi, edhe pse stadium nuk kishte marrë ende formën e tij përfundimtare) dhe përfundimi I stadiumit u bë I mundur vetëm në vitin 1946 me kontribut vullnetar, duke qenë se në atë vit Shqipëria mori përsipër edhe zhvillimin e Lojërave Ballkanike. Ky ishte stadium më iu mirë I vendit dhe aktivitetet më të rëndësihme zhvilloheshin pikërisht aty. Rikonstruksioni I parë I stadiumit u bë në vitin 1974, ku edhe u shtua ndjeshëm kapaciteti I tij me ngritjen e tribunave të tifozëve. Në filimin e viteve ’90 u montua impianti I ndriçimit, ndërkohë që në vitin 1995 u bë edhe rikonstruksioni I fundit me vendosjen e ndenjëseve plastike në të gjitha shkallët e tij. Që nga ajo kohë stadium ka patur investime të vogla me vlerë vetëm mirambajtjen e tij. Në këtë stadium janë luajtur ndeshjet më të rëndësishme për ekipin kombëtar shqiptar vite, për skuadrat më të mira të futbollit kombëtar, si Tirana, Dinamo e Partizani, por edhe për shumë aktivitete të tjera të rëndësishme.

STADIUM NUK NJEH INVESTIME QË NGA 1995

Prej vitesh në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ nuk bëhen investime të rëndësishme, të cilat do të bënin më të pranueshëm këtë impiant historic të futbollit shqiptar. Për herë të fundit në këtë stadium është vënë dorë në vitin 1995, kur I gjithë impianti u vesh me ndenjëse plastike, ndërkohë që 11 vjet pas saj përfundoi edhe shtrimi me tartan I pistës, që gjithsesi nuk ndryshoi pothuajse asgjë. Që nga viti 1998 stadiumi, ashtu si edhe disa impiante të tjera sportive kaluan në sh.a, me një vendim të kryeministrit të asaj kohe, Fatos Nano. Të gjithë drejtusit e stadiumit kanë patur për detyrë kryesore vetëm mirëmbajtjen e tij, ndërsa investimet ishin pothuaj zero. Çdo 4 vjet ndërrohej vetëm tapeti I fushës dhe ndonjë riparim në impiantin elektrik apo ujësjellës. Kështu që amortizimi me kalimin e kohës u bë shumë më I fortë se sa puna apo dëshira për ta mbajtur sa më mirë këtë impiant.

RINGJALLJA MBI RRËNOJAT E ‘QEMAL STAFËS’

Pak vjet më parë në Angli u mor një vendim shumë I rëndësishëm, që stadium mitik Uembli të shembej dhe mbi të ndërtohej impianti ri, që do të mbante të njëjtin emër. Sot ai është një nga stadiumet më të bukur në Evropë, ndërsa anglezët krenohen që kanë materializuar në këtë impiant të ri, të gjithë historinë e futbollit të tyre. E njëjta gjë mendohet të realizohet edhe me stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’, I cili priet të marrë një formë të re. drejtuesit e FSHF në bashkëpunimin me MTKRS kanë nisur bisedimet për një projekt të përbashkët, I cili do t’I ndryshojë faqen stadiumit më të madh dhe më të rëndeësishëm në vend. Është fjala për një investim prej 25 milionë eurosh, I cili përfshin ndërtimin dhe dyshimin e kapacitetit të tribunës qëndrore të stadiumit. Restaurimit dhe mbulimit të plotë të gjitha tribunave të tjera, duke shtuar njëkohësisht edhe kapacitetin e impiantit, ndërkohë që bashkë me to do të plotësohen edhe të gjitha kushtet e tjera të nevojshme. Gjithashtu mendohet për përfshirjen e një parkimi, si edhe një rikonstruksion I plotë edhe I impiaantit të ndriçimit. Ky projekt është në fazën e diskutimit dhe me shumë gjasa brenda pak muajsh mund të fillojë zbatimin. Administrimit I tij mendohet të bëet nga një kompani private, ndërkohë që ajo që është më e rëndësishme është se në këtë impiant do të ketë përparësi ekipi kombëtar.

AMBICIA E FSHF PËR STADIUM TË RI

Prej kohësh federate shqiptare e futbollit ka trumbetuar idenë për të realizuar një project shumë ambicioz për një stadium të ri, I cili do të sillte padyshim edhe një imazh shumë më të mirë për ekipin kombëtar. Presidenti Duka kishte kërkuar bashkëpunimin edhe me shtetin, duke preferuar që idenë e tij ta materializonte në një impiant krejtësisht të ri, shumë modern dhe mbi të gjitha funksional edhe për futbollin shqiptar. Ideja ishte që stadiumi të ndërtohej në periferinë e Tiranës, ashtu siç edhe janë pjesa më e madhe e impianteve më të rëndësishme në shumë vende të Evropëa. Stadium do të kishte një kapacitet dyfish më të madh se stadium aktual dhe përveç ndeshjeve të ekipit kombëtar, stadiumi do të ishte e nevojshëm edhe për shumë aktivitete të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Synimi I drejtuesve të federatës ka qenë për një investim të përbashkët me shtetin, ashtu sikundër kërkonte dhe administrimin e tij, për të qenë njëkohësisht edhe efekt. Stadium mendohej të ishte I modelit “Allianz”(modelet më të preferuara në Evropë, ku ndër më të njohurit janë ato të Bajernit të Mynihut në Gjermani dhe Njukasëll në Angli) me të gjitha komoditet e nevojshme, dhe lehtësisht I arritshëm edhe nga sportdashësit e interesuar për të ndjekur ekipin kombëtar apo skuadra e tyre në kampionatin vendas. Ky projekt është ende në fuqi, sigurisht në rast se nuk do të realizohet mundësia e rikonstruksionit të stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’, por që në një të ardhme të afërt mund të jetë një project mëse I domosdoshëm, duke ju referuar faktit që UEFA dhe FIFA vazhdojnë të insistojnë për të patur impiante të përshtatshme për të luajtur futboll.

SKANDALI ME REALIN E MADRIDIT

Të gjithë e mbajnë mend mbrëmjen e 20 janarit, kur në stadiumin mitik të Tiranës, shkelën për herë të parë ‘galaktikët’ e Realit të Madridit(shpresojmë shumë që të mos jetë hera e fundit), skuadra më shtrenjtë të të gjitha kohërave, në formacionin e së cilës aktivizohen Kaka, Kristiano Ronaldo, Benzema, Ksavi Alonso, Serxhio Ramos, Raul, Kasijas etj. Por askush nuk mban mend së në ç’rë startoi ndeshja, cili ishte rezultati final, e aq më pak se cilët ishin autorët e golave të saj. Ajo që mbajnë mend të gjithë tifozët e fubollit, gazetarët, specialistët, manaxherët, biznesmenët dhe kushdo tjetër që dëgjoi për këtë ndeshje, ishte fakti se për më shumë se 1 orë në stadium nuk pati drita. Në një artikulim normal të gjithë do të thonin: skandal! Por duke qenë se jemi në Shqipërinë që vegjeton në një transzicion të pafund, fjalia më e përshtatshme ishte “një defekt I papritur”. Edhe pse të gjithë mundiheshin në një mënyrë apo në një tjertër për ta hequr përgjegjësinë nga vetja, në pak minuta shteti u ngrit I gjithi në këmbë. Që nga drejtuesit e stadiumit, ministria e sporteve, ministria e ekonomisë, madje dhe kryeministria e presidenca u alarmuan për këtë fakt. Përgjegjësit u shkarkuan në çast, por e gjithë kjo nuk pati vlerë, pasi imazhi I Shqipërisë në pak sekonda u nxi, u kthye dhjet vjet pas, ndërsa mund të ishte pasaporta më e mirë për një prezantim shumë spektakolar. Një imazh që nuk e shitëm siç duhet dhe kjo vetëm për një kapriço, për një militantizëm, që për fat të keq ka kapur për fyti çdo qelizë të këtij shteti, madje edhe sporti, rrënjët e të cilit ‘ujiten’ shumë larg kufinjve tanë. Dhe është normale që as Raul, as Kaka e aq më pak edhe Kristiano Ronaldo, nuk do ta kujtojnë stadiumin “Qemal Stafa” si stadiumin mitik, të ndërtuar që në vitin 1939, por do ta kujtojnë si stadiumin që errësoi shkëlqimin e ‘galaktikëve’ të futbollit.