Ai njihet si një nga sipërmarrësit më të suksesshëm që ka hasur ndonjëherë jeta politike në Kosovë. Kolos, me personalitetin e një politikani atipik, pak naiv ndoshta, Behgjet Pacolli është një nga figurat më të respektuara në Kosovë. Por cili është imazhi i tij dhe konsiderata që kanë të huajt për të? Cilat janë disa nga modelet politike që ndjek ai, dhe jeta e pasanikut brenda dhe jashtë politikës. Familja, karriera dhe ish dashuria me këngëtaren Anna Oxa

“Sulmeve duhet t’i përgjigjesh me një buzëqeshje”

Behgjet Pacolli ka lindur në vitin 1951 në Marek, një fshat i vogël i Kosovës. Në 1979 transferohet me dy prindërit e tij, pesë motrat dhe katër vëllezrit në Prishtinë. Studion jashtë shtetit ku përfundon me rezultate të shkëlqyera.

Më 1990, ai themeloi Mabetex Project Management, kompani konstruksioni e bazuar në Lugano, Zvicër e cila tashmë është e zhvilluar në një grup biznesi të fuqishëm e quajtur Mabetex Group. Pacolli mban akoma dhe sot postin e Presidentit dhe CEO-së në Mabetex Group.

Pas lindjes së dy fëmijëve nga dy martesa, në vitin 1997 fejohet me Anna Oksën. Ata martohen në vitin 2000, por që divorcohen pa dy vitesh martesë.

Që nga viti 2004 jeton me Marian, me origjinë ruse, 26 vjeçe më e re, me të cilën ka tre fëmijë, Hana, shtatë vjeçe, Isah gjashtë, dhe Diar një vjeç. Në shkurt u zgjodh president i republikës së Kosovës por zgjedhjet u analluan nga Gjykata Kushtetuese. Në vendin e tij u vendos Atifete Jahjaga.

 

Për italianët Behgjet Pacolli njihet si ish bashkëshorti i Anna Oksës. Në Lugano është zoti Mabetex, një multikombëtar që qarkullon me tre miliardë dollar.

Në Kosovë është shqiptari i cili për 35 ditë, nga shkurti deri në mars, ishte në postin e Presidentit të Republikës. Ata që ka pritur në Prishtinë e që i ka takuar, gjëja e parë që u ka thënë ka qenë:

“Nuk do doja kurrë t’i përsërisja edhe një herë ato 35 ditë që kalova si president. Jeta ime ishte e programuar. Në të kaluarën vetëm Anna mund ta bënte. Tashmë si zëvendëskryeministër i parë më duhet vërtet të punoj shumë, por e bëj sipas mënyrës sime.

Ndonjëherë u bën përshtypje nëse më gjejnë duke punuar deri në orën tetë”, -shprehet Pacolli.

Është një situatë e parashikueshme në fakt, sepse në realitetin e ri politik në Kosovë, Pacolli ka një detyrë dhe funksion të rëndësishëm. Qeveria e re e përbërë nga pesë ministra me kryeministër Hashim Thaçin, janë të Aleancës për shtetin e ri kosovar.

“Nëse unë do të largohesha, qeveria do të rrëzohej”, -thotë ai. Vendi duhet rindërtuar edhe një herë pas luftës civile mes serbëve dhe shqiptarëve, që e goditi rëndë Kosovën në vitin 1999.

Pacolli zbriti në kampin politik në vitin 2006 dhe që prej vitit 2008 kur ruajti pavarësinë, është munduar me shumë përpjekje të njohë pavarësinë e Kosovës në 25 shtete të tjera. “Tashmë më duhet një rol politik që të vazhdoj më tej”.

E quajnë Berluskoni i Ballkanit. “Stereotip i thjeshtë”, – e përshkruan konsulenti i tij politik Mentor Nazarko.

“Pacolli është ndryshe,- shprehet Nazarko. Është një politikan atipik, dhe paratë nuk i ka bërë në Kosovë. Nuk ka problem me drejtësinë, madje nuk ka pasur ndonjëherë konflikt interesash. Madje e kanë konsideruar shumë të sinqertë duke e quajtur edhe naiv.

 

Intervista

Pacolli, ndiheni apo jo Kavalieri i Kosovës?

Frymëzohem nga Sarkozy. Berluskonit ia dua të mirën, edhe pse mendoj që nuk duhet t’i kundërvihet shumë gazetarëve apo magjistratëve. Sulmeve duhet t’i përgjigjesh me një buzëqeshje.

Përse preferon Sarkozinë?

Sepse qeveris me shumë elegancë, flet për problemet sikur t’i ketë gati zgjidhjet e tyre. Them se do të fitojë përsëri.

Për Berluskonin nuk keni të njëjtin mendim?

Besoj se gjatë kursit të tij politik ka lënë në mënyrë jo vullnetare dikë që nuk e ka mirëkuptuar. Por ai e di shumë mirë që pa besnikëri përballë bashkëpunuesve nuk ecet përpara. Mendoj se Berluskoni ka për t’ia dalë. Megjithatë i duhet të krijojë më shumë hapsirë rreth vetes për alternativa të tjera.

Ju frymëzoheni dhe nga shembulli i presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, i cili nuk është liberal.

Me të mund të them se Kazakistani është shndërruar në vendin e reformave të mëdha. Do doja të njëjtat suksese ekonomike edhe për Kosovën përsa i përket autoritarizmit …vende të caktuara kanë kushte të veçanta përsa i përket zhvillimit social.

Në vitet “90, kur Kazakistani fitoi pavarësinë, kishte 52 për qind të rusëve dhe 71 kombësi. Vendasit e Kazakistanit dhe rusët urreheshin. Vetëm Nazarbayev mundi të qeveriste. Në atë vend për t’u arritur demokracia dhe liria duhej një ekonomi shumë solide, baza ekonomike që tashmë po ndodhin.

Është një nga vendet që është zhvilluar më shpejt në botë, në dhjetë vite kanë mundur të bëjnë një kapital.

Ju në Kosvoë dhe Donald Trump në Amerikë. A nuk është e rrezikshme moda e sipërmarrësve, biznesmenëve të pasur që hidhen në politikë?

Ndonjëherë mediat në Kosovë edhe më sulmojnë për këtë fakt. Por ishte si në Itali me Berluskonin, nëse sulmi është i vazhdueshëm, populli mendon për tërbimin dhe nuk beson. Por mund t’ju siguroj që më të ndershmit në politikë janë pikërisht sipërmarrësit,

dinë se çdo të thotë fjalë, respekt dhe nder. Mund të kenë dhe ata pak interes, se në fund të fundit pa interes nuk lëvizet.

Çfarë realizuat ju gjatë ditëve si president?

Tre vizita zyrtare. Fillova reformën kushtetuese për zgjedhjet e drejtuara nga presidenti si dhe ndryshimin e sistemit elektoral. Më pëlqen që të provoj vazhdimisht në politikë, por sfidat e mëdha janë ato që synoj më tepër. Një ditë do doja të isha mbret në Kosovë.

Nuk i trembeni idesë që kosovarët të emigrojnë?

Kosovarët nuk kanë qenë të izoluar si shqiptarët gjatë vitive “90, apo tunizianët sot.  Nuk kemi ushtruar ndonjëherë politikën e frustracionit sikurse populli kosovar nuk ka qenë kurioz për t’i shpëtuar ndonjë lloj izolimi. Muret përreth Kosovës mbeten diçka e fundit, ku Europa duhet të na ndihmojë t’i hedhim poshtë.

Rusët mbështesin Serbinë, Ame- rikanët Kosovën. Duket sikur keni mbetur cepi i fundit i luftës së ftohtë.

Kështu është. Por askush nuk mund ta vërë në diskutim pavarësinë e Kosovës. Tashmë prioriteti ynë është të marrim njohjen edhe nga pesë shtete të fundit europianë, të cilët nuk e kanë dhënë ende aprovimin e tyre.

Kur ju u zgjodhët president ish gruaja juaj, Anna Oxa, ka thënë se nëse do të ishit akoma të martuar do të ishte ajo që do të bënte “presidentin” në vendin tuaj. Në fund të fundit ju Pacolli do të njiheshit si “Zotëria i Parë”. Nuk keni ruajtur raporte të mira?

Anna… e kam dashur shumë por nëse nuk jemi më bashkë nuk përbën një rast. Raporti ynë ishte shumë përfshirës. Periudha e fundit me të ka qenë e fundit në jetën time që mendoja se nuk do t’ia dilja.

Anna ishte një grua autoritare, që për mua nuk ishte aq e lehtë t’i bindesha. Por nuk do të ishte keq si presidente e Kosovës, pasi ishte shumë popullore dhe do e kishin votuar. Dhe unë do të kisha qenë të paktën kryeministër.

Kosovarët nuk kanë qenë të izoluar si shqiptarët gjatë vitive “90. Nuk kemi ushtruar ndonjëherë politikën e frustracionit sikurse populli kosovar nuk ka qenë kurioz për t’i shpëtuar ndonjë lloj izolimi. Muret përreth Kosovës mbeten diçka e fundit, ku Europa duhet të na ndihmojë t’i hedhim poshtë.

 Nga: “Arjan Konomi”