Të dhënat e udhëtimeve dhe adresat e postës elektronike të rreth nëntë milionë klinetëve të kompanisë ajrore britanike “EasyJet” kanë rënë pre e hakerimit përmes një sulmi shumë të sofistikuar”, sipas linjës ajrore.

Në një deklaratë këtë të martë, kompania tha se detajet e kartës së kreditit të të 2,208 njerzve janë prekur, por nuk ka asnjë provë që çdo inforamcion i çfarëdollojë natyre është keqpërdorur.

Ndërsa të dhënat e pasaportës nuk besohet se janë prekur.

Kompania ajrore është duke komunikuar me afro nëntë milionë klinentë për t’i këshilluar për hapat mbrojtës për të minimizuar çdo rrezik të mundshëm.

Ata janë këshilluar që “të vazhdojnë të jenë vigjilentë siç do të ishin normalisht”, por edhe më shumë nëse duhet të marrin ndonjë komunikim të padëshiruar. Kujdes duhet të tregojnë edhe nëse marrin një mesazh që supozohet të jetë nga EasyJet.

EasyJet tha se kishte kontaktuar ekspertë të mjekësisë ligjore për të hetuar hakerimin. Linja ajrore gjithashtu njoftoi Zyrën e Komisionerit të Informacionit dhe Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.

Kompania ka kërkuar falje për incidentin dhe tha se aktualisht po kontakton të gjithë “klientët përkatës direkt”, dhe do të njoftojë të gjithë ata që janë prekur nga hakerimi jo më vonë se 26 maj./Euronews