Udhëzime të reja për konsumin e kafesë vinë direkt nga EFSA, Agjencia për Sigurinë e Ushqimit Evropian, e cila vendosi që konsumi i më shumë se katër filxhanëve kafe në ditë mund të përbëjë rrezik për shëndetin tuaj, sidomos për gratë shtatzëna dhe të rinjtë nën 18 vjec. Është kryer në fakt për herë të parë një studim në nivel evropian.
Ndër efektet e dëmshme afat- shkurtër për të rriturit dhe fëmijët janë përjetimi i shqetësimeve të sistemit nervor qendror të tilla si ndërprerja e gjumit, ankthi, ndryshimet në sjellje. Konsumi afatgjatë i tepruar i kafeinës ka qenë i lidhur me probleme kardiovaskulare dhe, tek gratë shtatzëna, redukton zhvillimin e fetusit.
Sipas Efsa, doza ditore për një të rritur për një konsum të sigurt të kafeinës është 400 miligram. Ndërsa një filxhan ekspres përmban nga 70 deri në 100 miligram kafeinë, autoriteti evropian fikson kështu një maksimum prej 4 filxhanë kafe në ditë. Doza maksimale e rekomanduar për gratë shtatzëna është 200 miligram: mbi dy filxhanë kafe mund të dëmtojnë fetusin. Për fëmijët dhe adoleshentët, nga ana tjetër, konsumi i kafeinës nuk duhet të tejkalojë 3 miligramë për cdo kilogramë peshë trupore.