Këshilla që duhet të ndiqni

Një vit i ri sapo ka hyrë dhe nuk ka kohë më të përshtatshme sesa kjo për të bërë ndryshime. Fitnessi është një prej hapave më të rëndësishëm,

në rast se secili prej nesh kërkon që t’i japë trupit të tij një formë fizike të re. Disa hapa të thjeshtë dhe trupi juaj mund të bëhet më i bukur. Është koha e ndryshimeve!

Edhe ushtrime online 

Nëse nuk keni mundësi të shkoni në palestër, për shkak të kohës dhe angazhimeve të tjera mjafton të klikoni në ndonjë sit dhe të ushtroheni në shtëpi. V

etëm me anë të një siti të thjeshtë ju mund të bëni të gjitha ushtrimet që keni më të nevojshme. Zgjidhni ambientin që dëshironi dhe punë të mbarë.

Nëse dëshironi vërtet që trupi juaj të përmirësohet mos prisni për burime të jashtëzakonshme!

Punësoni një trajner profesional

Punësoni një trajner profesional, edhe sikur vetëm për një herë në javë. Një këshillë profesionale mund të jetë më e nevojshme sesa një muaj i tërë ushtrimesh pa rezultat.

Mbani një kalendar me vete

Mbani një kalendar me vete dhe shënoni përbri çdo date kg e humbur. Do të shikoni se një gjë e tillë do t’ju shtyjë për të ecur përpara.

Gjeni një shok

Gjërat e mira bëhen më mirë në grup, ndaj edhe juve ju nevojitet një shok me të cilin të ndani këtë pjesë të ditës. Bëni një listë të gjërave të mundshme që mund të bëni gjatë orarit të punës,

si p.sh: të shëtisni gjatë orarit të drekës dhe të mos qëndroni ulur, apo rrugën për në shtëpi ta bëni në këmbë. Do të shikoni se një gjë e tillë do të japë rezultat.

Përdorni vitamina

Nëse ndiheni të lodhur ose jeni në dietë edhe pse keni vendosur që të ushtroheni mund të konsumoni edhe vitamina që i duhen trupit në kohë të tillë.

Një tabletë multivitamine ose multiminerale zakonisht mjafton për t’ju dhënë sasinë e caktuar të vitaminave. Ato zakonisht janë të parrezikshme për trupin.

Merrni kohë për t’u shplodhur

Nuk mund të theksohet në mënyrë të mjaft-ueshme. Trupi ka nevojë për çlodhje. Kur bëni stërvitje organizmi futet në një faze stresi fizik dhe vetëm shplodhja e ndihmon për t’u rekuperuar.

Duhen të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë, dhe gjysmë ore gjumë pasdite është mjaftueshëm për të çlodhur organizmin, megjithëse ka shumë faktorë që e ndikojnë gjumin, si psh: cilësia e gjumit,

volumi i stresit mbi trupin, dhe ndryshime gjenetike. Shumë njerëz çlodhen me 5 apo 6 orë gjumë, shumë të tjerë kanë nevojë 8 apo 9. Shikoni me kujdes dhe studioni trupin tuaj. Nuk ka tregues më të saktë sesa vetë trupi.