Është një nga pjatat më të shijshme që askush nuk do e refuzonte. Këshillohet të konsumohet edhe jashtë në natyrë, përveç tryezës në ambiente të brendshme. Zakonisht lazanja preferohet e ngarkuar me prodhime mishi apo qumështi. Megjithatë lazanja me perime është më e lehtë, jo vetëm në përgatitje por mbi të gjitha shije

Lazanja me perime, konsumohet dhe për piknikë

 

 Si veprohet:

Fillimisht do të zieni petat e brumit që janë për të përgatitur lazanjën. Ato mud t’i gjeni të gatshme në supermarket, ndaj për të kursyer kohë mjafton t’i blini. Petat e lazanjës nuk zihen më tepër se dhjetë minuta.
Merrni perimet, ato me të cilat do donit të shijonit lazanjën dhe prijini në copa të vogla. Skuqini fare pak në një tigan para se t’i avulloni vetëm për pak minuta.

Kërpudhat, për shembull, do të ishin vërtet të shijshme. Prisni copa të vogla patëllxhani, skuqini në tigan dhe më pas lërini të avullojnë. Përziejini të gjitha perimet bashkë për të pasur një masë të tërë. Shtojini kripë, majdanoz, apo kopër sipas dëshirës suaj.

Lyejini tavën me pak vaj, aty ku do të vendosni copat e lazanjës, hidhni pak krem të përzier me qumësht mbi petat. Më pas hidhni masën e përgatitur me perime duke shtuar sërish pak qumësht. Mbulojeni masën e përgatitur me pak miell.

Vendoseni në furë për një kohë jo më tepër se 30-40 minuta. Hidhni djath të grirë mbi sipërfaqen e lazanjës tre ose pesë minuta para se ta nxirrni tavën nga furra.
E ftohtë, më tepër e shijshme

Sasinë e ndarjes nëpër pjata e përcaktoni vetë. Kjo varet sipas dëshirës. Lazanja shijohet sidomos jashtë në natyrë. Lazanja me perime është më e lehtë jo vetëm në shije por tretje. Ajo e ftohtë është akoma më e shijshme.

 

 

Ja se çfarë duhet për ta përgatitur:

  1.  Peta të gatshme për lazanjë
  2.  krem, ose qumësht- një gotë
  3.  lulelakër, kungull, karrotë, preshë
  4.  patëllxhane
  5.  kërpudha të freskëta
  6.  çdo lloj djathi