Organizata Botërore e Shëndetësie përditësoi mbrëmë udhëzimet për vendet e prekura nga Koronavirusi, të cilat Shqipëria është e detyruar ti zbatojë.

Sipas OBSH-së masat bllokuese për parandalimin e COVID duhet të vijojnë, por janë lëshuar edhe gjashtë rekomandime të reja për të ndihmuar në frenimin e përhapjes si me poshtë:

Së pari, zgjeroni, trajnoni dhe përgatisni burimet njerëzore të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik në shërbim të situatës së re të krijuar;

Së dyti, zbatoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivel komuniteti;

Së treti, rrisni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testimit;

Së katërti, identifikoni, përshtasni dhe pajisni objektet që do të përdorni për të trajtuar dhe izoluar pacientët;

Së pesti, zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet;

Dhe e gjashta, përqendroni të gjitha burimet qeveritare për frenimin dhe kontrollin e COVID-19.

OBSH referoi se, këto masa janë mënyra më e mirë për të frenuar dhe ndaluar transmetimin, në mënyrë që kur të hiqen kufizimet, virusi të mos rishfaqet.

Gjëja e fundit është hapja e shkollave dhe bizneseve, pasi nëse virusi nuk kontrollet ato sërish do të rimbyllen për shkak të ringjalljes së tij.