Mos harroni se ka disa shkaktarë të sëmundjeve respiratore dhe Koronavirusi i ri mund të jetë njëri prej tyre. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale këshillon të gjithë qytetarët që nëse kanë simptoma të lehta dhe kanë qënë kohët e fundit në vendet e prekura nga COVID-19, të qëndrojnë në shtëpi.

Çdokush duhet të tregojë historinë e udhëtimit dhe të kontaktojë për këshilla me mjekun e familjes, epidemiologun e zonës ose të telefonojë në numrin 127. Derisa simptomat të lehtësohen duke zbatuar masa higjenike, të cilat përfshijnë higjienën e duarve dhe atë respiratore.

Edhe nëse jeni të shëndetshëm duhet të shmangni kontaktet fizike.