Beteja kundër ‘ acideve yndyrore ‘ në tryezë, yndyrnave të hidrogjenizuara, produkteve artificiale të përdorura zakonisht nga industritë e ushqimit për t’i dhënë më shumë shije, qëndrueshmëri dhe konsistencë ushqimeve, sidomos ushqimeve të furrës dhe ëmbëlsirave por gjithashtu të pranishëm në shumë vakte të këndshëm, pasurohet me lajme të kqëija. I fundit vjen nga kërkuesit e departamentit të mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë në San Diego, La Jolla, të cilët argumentojnë se marrja e yndyrave të tilla do të nxiste humbjen e memories në personat nën 45 vjec, pra në subjekte ku memoria nuk duhet të mungonte.
Studimi, i publikuar në PlosOne, u quajt madje edhe ‘Yndyrë për tu harruar’ dhe autorët kujtojnë ‘se bëhet fjalë për substancat tashmë përgjegjëse për efektet negative mbi profilet e lipideve të gjakut, mbi funksionin metabolik, mbi rezistencën e insulinës, inflamacionin, shëndetin e zemrës dhe në përgjithësi ‘.
Hulumtuesit studiuan zakonet e të ushqyerit të 1.018 personave 45 vjecarë, të të gjithë në shëndet të mirë dhe pa sëmundje kronike, duke i nënshtruar ata në provën e kujtesës. Autorët zbuluan se për çdo gram yndyrë të pangopur në ditë korrespondojnë 0,76 më pak fjaë të mbajtura mend. Autorët kanë gjetur të paktën 12 fjalë që nuk kujtohen në ditë tek personat që merrnin më shumë yndyrna të ngopura, në krahasim me moshatarët e tyre që nuk konsumonin aspak.
Për të vlerësuar kapacitetin e memories mjekët kanë përdorur një sërë prej 108 kartash me nga një fjalë të shtypur në secilën që pjesëmarrësit duhet të mbanin mend me shikim të parë dh eta kujtonin më vonë, në një seancë të dytë. Femrat nuk kanë qenë pjesë e mostrës, por autorët spekulojnë se ata nuk do të kishin gjetur ndonjë ndryshim në rezultate.
“Zbulimi ynë tregon se si këto substanca ndikojnë në funksionet e sistemit nervor qendror duke ndryshuar proceset njohëse.
Sipas Centers of diseases control reduktimi i konsumit të këtyre yndyrave mund të parandalojë 10.000 deri në 20.000 sulme në zemër dhe 3.000 në 7.000 vdekje nga sëmundjet e zemrës çdo vit në Shtetet e Bashkuara’ saktësojnë autorët e studimit