Cili prind që punon, nuk është ndjerë fajtor për humbjen e një ndeshje futbolli apo recitalit të pianos? Kur ka ndryshime të orarit të minutës së fundit në punë ose një udhëtim i minutës së fundit, a është normale të shqetësoheni se jeni duke e lënë pas dorë disi të voglin tuaj.

Por, si ndikon puna jonë në jetën e fëmijëve tanë? Rreth dy dekada më parë, në një studim që anketoi afro 900 profesionistë të biznesit, duke filluar nga 25 deri në 63 vjeç, në një grup industrish, Jeff Greenhaus i Universitetit të Drexel dhe Stewart D. Friedman, hulumtuan marrëdhëniet midis punës dhe jetës familjare dhe përshkruajtën se si këto dy aspekte të jetës janë të dy aleatë dhe armiq.

Në dritën e vëmendjes së shtuar që ne po i kushtojmë tani problemeve të shëndetit mendor në shoqërinë tonë, ia vlen të hedhim një vështrim të freskët në disa nga gjetjet tona se si jeta emocionale e fëmijëve – palët e interesuara në punë – preken nga karriera e prindërve të tyre.

Gjetjet ndihmojnë në shpjegimin e mënyrës se si fëmijët preken negativisht nga shpërqendrimi dixhital i prindërve të tyre, i njohur gjithashtu si “teknoference”, si dhe nga efektet e dëmshme të stresit në punë në jetën e familjes.

Shumica e hulumtimeve mbi ndikimin e punësimit të prindërve tek fëmijët shikojnë nëse nënat punojnë apo jo (por jo deri vonë si baballarët); nëse prindërit punojnë me kohë të plotë ose të pjesshme; sasinë e kohës që prindërit kalojnë në punë; dhe kohën e punësimit të prindërve në jetëgjatësinë e fëmijëve.

Hulumtimi shkoi përtej çështjeve të kohës dhe vërejti përveç kësaj, përvojën e brendshme të punës: vlerat e prindërve për rëndësinë e karrierës dhe familjes, ndërhyrjen psikologjike të punës në jetën e familjes (d.m.th., ne jemi duke menduar për punën kur ne jemi fizikisht të pranishëm në shtëpi me familjen tonë), shkalla e përfshirjes emocionale në karrierë, si dhe gjykimi dhe kontrolli për kushtet e punës.
Të gjitha këto aspekte të karrierës së prindërve lidhen me shkallën në të cilën fëmijët shfaqin probleme të sjelljes, të cilat janë treguesit kryesorë të shëndetit të tyre mendor.

Ata u matën me Listën e Kontrollit të Sjelljes së Fëmijëve, një standard në literaturën e kërkimit për zhvillimin e fëmijëve, që nuk është përdorur në hulumtime të tjera në psikologjinë organizative. Fatkeqësisht, deri më sot, efektet specifike të përvojave të punës së prindërve (jo koha e kaluar në punë) në shëndetin mendor të fëmijëve, ende nuk kanë qenë përparësi për kërkime në këtë fushë. Duhet të jetë, sepse kjo është edhe një mjet tjetër me të cilin puna mund të ketë pasoja të rëndësishme shëndetësore. Këtu janë disa nga pikat kryesore të asaj që citon studimi:

  • Si për nënat ashtu edhe për baballarët, u zbulua se shëndeti emocional i fëmijëve ishte më i lartë kur prindërit besonin se familja duhet të vinte së pari, pavarësisht sasisë së kohës që kaluan për të punuar. Gjithashtu, u gjet që fëmijët ishin më mirë kur prindërit kujdeseshin për punën si burim sfidash, kreativiteti dhe kënaqësie, përsëri, pa marrë parasysh kohën e kaluar. Dhe, për çudi, u pa se fëmijët ishin më mirë kur prindërit ishin në gjendje të ishin fizikisht të disponueshëm për ta.
  • Fëmijët kishin më shumë të ngjarë të shfaqnin probleme të sjelljes nëse baballarët e tyre ishin të përfshirë shumë psikologjikisht në karrierën e tyre, pavarësisht nëse ata kanë punuar me orë të gjata. Dhe ndërhyrja e punës së një babai në familje dhe koha e relaksimit – domethënë disponueshmëria psikologjike e një babai, ose prania, e cila dukshëm mungon kur ai është në pajisjen e tij dixhitale – ishte gjithashtu e lidhur me fëmijët që kishin probleme emocionale dhe të sjelljes. Nga ana tjetër, në atë masë sa babai ishte duke ecur mirë dhe ndjehej i kënaqur me punën e tij, fëmijët e tij kishin të ngjarë të demonstronin relativisht pak probleme sjelljeje, përsëri, të pavarur nga sa kohë punonte.
  • Për nënat, nga ana tjetër, të kesh autoritet dhe diskrecion në punë shoqërohej me fëmijë më të shëndetshëm mendor. Kjo do të thotë, u zbulua se fëmijët përfitojnë nëse nënat e tyre kanë kontroll mbi atë që u ndodh atyre kur punojnë. Më tej, nënat që kalonin kohë për veten e tyre – për t’u çlodhur dhe për t’u kujdesur për veten – dhe jo aq shumë në punët e shtëpisë, u shoqëruan me rezultate pozitive për fëmijët. Nuk është vetëm çështje që nënat janë në shtëpi përkundrejt punës, janë ato që bëjnë kur janë në shtëpi me kohën e tyre jo të punës. Nëse nënat nuk ishin me fëmijët e tyre që të mund të kujdeseshin për veten e tyre, nuk do të kishte ndonjë efekt të keq për fëmijët e tyre. Por në masën që nënat merreshin me punët e shtëpisë, fëmijët kishin më shumë të ngjarë të shqetësoheshin nga problemet e sjelljes.
  • Rolet tradicionale për baballarët dhe nënat me siguri po ndryshojnë që nga momenti kur kemi kryer këtë studim. Por është gjithsesi rasti që gratë mbajnë më shumë nga ngarkesa psikologjike e përgjegjësive prindërore. Hulumtimi tregoi se duke marrë kohë për t’u kujdesur për veten e tyre, në vend që të punonin shtesë për punët e shtëpisë forcon aftësitë e nënave për t’u kujdesur për fëmijët e tyre. Dhe baballarët janë më të aftë të ofrojnë përvoja të shëndetshme për fëmijët e tyre kur ata janë psikologjikisht të pranishëm me ta dhe kur ndjenja e tyre e kompetencës dhe mirëqenia e tyre përmirësohen nga puna e tyre.

Lajmi i mirë në këtë studim është se këto tipare të jetës së punës së një prindi janë, të paktën deri në një farë mase, nën kontrollin e tyre dhe mund të ndryshohen. Koha e prindërve e kaluar për të punuar dhe për përkujdesjen e fëmijëve – duhet të ketë balaca dhe nuk ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin mendor të fëmijëve. Pra, nëse kujdesemi për mënyrën sesi karriera jonë po ndikon në shëndetin mendor të fëmijëve tanë, ne mund dhe duhet të përqendrohemi në vlerën që i vendosim karrierës sonë dhe të eksperimentojmë me mënyra krijuese për të qenë të disponueshëm, fizikisht dhe psikologjikisht, për fëmijët tanë, megjithëse jo domosdoshmërisht në më shumë orë me ta. Koha cilësore është më shumë se sa më shumë orë.

Harvard Business Review/ Stewart D. Friedman