Në situatën pas tërmetit apo edhe në ngjarje të tjera të përmasave të ngjashme apo personale, një ndër elementët që i shtohet padyshim jetës sonë, është stresi. Sidomos kur rikthehemi në punë dhe do të duhet të merremi me çështje që s’kemi përqëndrimin, motivimin dhe dëshirën për ta bërë.
Çdo njeri është i detyruar të përballet me stresin kohë pas kohe, por mënyra se si ju përballeni me të është ajo që ju dallon.
Stresi ndodh. Është pjesë e jetës dhe nuk është gjithmonë e mundur të rregullojmë një situatë në mënyrën më të mirë të mundshme. Zakonisht, të ruajmë përqëndrimin mbi qëllimin më të madh do të çojë në një përfundim të suksesshëm dhe do të minimizojë ndikimin që ka stresi mbi performancën.
Nuk ka një formulë ‘të përshtatshme për të gjithë’, megjithatë ka disa udhëzime të rëndësishme që mund të jenë të dobishme.
Gjëja e parë që vlen të kujtohet në lidhje me nëyrën se si e trajtoni stresin, veçanërisht stresin në vendin e punës, është të afirmoni vlerat tuaja. Puna mund të jetë shumë stresuese për shumë njerëz, kjo është edhe arsyeja se pse kemi njerëz që mbajnë seminare ose programe mësimore duke pohuar me shkrim dhe me gojë angazhimin e tyre në krijimin e një avantazhi publik nga puna e tyre. Kjo krijon angazhim dhe ul dukshëm stresin. Kjo shërben gjithashtu si një motivues.
Afirmimet në këtë kontekst janë pozitive, deklarata specifike që ndihmojnë dikë të kapërcejë vetë-sabotimin, mendimet negative duke ndërtuar një vizion të fortë për të ardhmen dhe vlerat të cilat ata janë në gjendje ti ofrojnë për organizatën e tyre dhe përfundimisht për shoqërinë në përgjithësi. Deklarata të tilla i ndihmojnë individët që po përballin një situatë stresuese të vizualizojnë dhe besojnë në vlerat që ata kanë zhvilluar, duke i mundësuar atyre të bëjnë ndryshime të qëndrueshme pozitive në performancën e tyre.
Fuqia e afirmimit mbështetet fortë nga shkenca. Në një studim nga hulumtuesit në Universitetin Northwestern State, Natchitoches, njerëzit që kanë përdorur afirmime pozitive për dy javë kanë përjetuar një vetë-besim më të lartë se në fillim të studimit.

[/fusion_text][/fusion_builder_column][/fusion_builder_row][/fusion_builder_container]