Për një mëngjes të shijshëm

Strudeli me fruta është një nga ëmbëlsirat më të thjeshta për t’u përgatitur. Jo vetëm kaq. Ka një aromë dhe shije të mrekullueshme.

Mund ta filloni ditën tuaj me një ëmbëlsirë të tillë duke marrë shijen dhe energjitë e duhura. Ja se çfarë duhet për të bërë strudel me fruta të ndryshme

 

Ja se çfarë duhet:

2 filxhanë çaji miell
2) 1 kokërr vezë
3) 2-3 lugë gjellë gjalp
4) 3-4 kokrra mollë
5) 2 filxhanë kafeje sheqer
6) 1 lugë gjelle bukë të grirë
pak kanellë

Si të veprojmë

Mielli i situr vendoset në një enë, krijojmë një hapsirë boshe ku hidhen në mes vezët, gjalpi dhe sasia e ujit. Zihet brumi i fortë dhe lihet të qëndrojë për 20-30 min.

Pastaj hapen petat e holla. Petën e lyejmë me gjalpë, mbulohet me mollë të grira hollë ose fruta të tjera dhe të spërkatura me sheqer të perziera me bukë të bardhë të tharë, të cilës i shtojmë dhe pluhur kanelle. Sasinë e krijuar e mbështjellim në formë roleje.

Vendoset në tepsi edhe lyhet me gjalpë. Lëreni të piqet në furrë në temperaturën 200-250 gradë për 25-30 minuta. Pas pjekjes hidhini sheqer pudër.

 

Nëse zgjidhni mollën veproni kështu:

I qërojmë, i pastrojmë, i presim në feta të holla, por në rast se janë të forta i vendosim në tigan për t’i zbutur në temperaturën 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpë.

Për mbushje mund të përdoren dhe fruta të tjera si: banane, portokallë, dardhë, kajsi apo luleshtrydhe. Strudel me fruta është një ëmbëlsirë e lehtë dhe mund të konsumohet në çdo vakt të ditës, sidomos në mëngjes duke e shoqëruar me çaj apo lëngje të tjerë.