Me të drejtë frutat e detit janë shndërruar në pjatën e preferuar jo vetëm në ditë të ngrohta, ku deti dhe dielli bëjnë efektin e tyre por në çdo kohë. Sepse ajo që e bën të veçantë këtë ushqim janë vlerat e pazëvendësueshme që kanë. Por jo vetëm kaq. Ato spikasin për shijen dhe pasionin që ndezin

Vlerat e veçanta

Frutat e deti janë një burim i pasur me acide yndyrore omega-3, që janë thelbësore për zhvillimin e trurit dhe funksionimin normal të tij. Konsumi i këtij ushqimi, të paktën tre herë në javë, eliminon plakjen e trurit në masën 13 për qind, duke i dhuruar atij rreth tre-katër vjet më shumë rini. Acidet yndyrore që ato përmbajnë janë të rëndësishme, pasi shërbejnë edhe si rregullatorë të shumë proceseve në organizëm. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial, si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë. Kështu, njerëzit që konsumojnë një vakt me peshk ose fruta deti të paktën një ditë në javë, kanë 50% më pak risk për infarkt. Ato ndikojnë në uljen e dhembjeve menstruale kur dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore. Gjithashtu, marrja e Omega-3 ndikon në përmirësimin e krizave depresive dhe migrenën si dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna, sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe syve të bebes.

Pse preferohen frutat e detit?

Është vërejtur se frutat e detit janë shndërruar në pjatën më të preferuar jo vetëm në kohën e plazhit që shijojnë më shumë se kurrë po edhe në stinë të tjera. Shumë i pëlqejnë për aromën e fortë të detit, të tjerë për fortësinë, shijen e mrekullueshme, por edhe për pastërtinë, meqenëse ushqimin dhe oksigjenin e marrin nga uji. Ato janë përcaktuar pa diskutim edhe si ushqimi ideal për një darkë romantike. Thonë se disa të tilla në darkë stimulojnë emocione dhe ndjenja pasioni. Ndërkohë fuqinë afrodiziake të tyre mund ta japin nëse konsumohen të ziera dhe me pak limon. Sekreti i fuqisë ngacmuese qëndron në substancat që ato përmbajnë, si kripërat minerale dhe në mënyrë të veçantë glikogjenit, thelbësor për kontaktimin muskulor. Këto krijesa të mrekullueshme, që jetojnë në thellësitë e deteve apo oqeaneve të përqafuara pas shkëmbinjve apo ujit për aromën dhe pastërtinë që kanë, ia vlen t‘i përdorësh edhe në darkat mondane. Këtë e thonë të gjithë ata që e njohin vlerën e misterit që fshihet brenda guaskave të tyre.

Cilat janë frutat më karakteristike?
Midhjet janë të parat që do preferonim të konsumonin pasi janë vërtet të shijshme dhe interesante në formë. Mishi i tyre ndodhet brenda një guaske me dy kapakë, të cilat mbyllen hermetikisht kur nxirren nga deti. Tuli i tyre është mjaft i pastër, pasi edhe ushqimin dhe oksigjenin e merr nga uji. Fillimisht guaskat lahen në ujë të bollshëm, duke i prerë indin lidhor. Pastaj mbulohen me kapak në një enë me ujë dhe lihen derisa ato të hapen.

Edhe pse quhet ‘peshk’, ndryshe nga peshqit e tjerë, sepja nuk ka hala në trupin e saj. Trupi i sepjes, që përbëhet nga një ind i butë, është i mbuluar me një shtresë të trashë lëkure. Me anë të muskujve nën lëkurë, një sepje mbledh ujë brenda trupit të saj dhe lëviz duke nxjerrë ujin jashtë. Është një nga frutat që ka shumë vlera pasi është e pasur me proteina.

Më pas do të përmendnim karkalecat e detit që bëjnë pjesë në grupin e krustaceve. Ekzistojnë më tepër se 50 lloje të tilla, që në varësi të vendit ku rriten dallohen për nga ngjyra, madhësia dhe shija. Karkalecat e freskët janë ato që kanë këmbët e kuqe dhe pjesën e barkut ngjyrë jeshile. Por ajo që nuk duhet harruar është fakti se karkalecat duhen gatuar gati të gjalla, për të marrë shijen e tyre të plotë.

 

Kallamari është një tjetër frutë i njohur për vlerat dhe shijen e tij. Është një molusk me formën e trupit të tejzgjatur. Gjatësia karakteristike e kallamarëve është 40 cm, por shumë të përhapur janë edhe molusqet me gjatësi 15-25 cm. Treten lehtë dhe pëlqehen për shkak të përmbajtjes së ulët të kolesterolit. Shijohet i zier me vaj ulliri, uthull dhe limon.

 

Oktapodi është një frutë që mund të gjendet lehtë në të gjitha tregjet, meqenëse mund të peshkohet në ujërat e Mesdheut. Nga pikëpamja ushqimore, si shumë molusqe të tjerë, për shkak të pranisë së madhe të indeve lidhore, shkakton pak probleme me tretjen. Përmban pak kalori dhe një përqindje të vogël kalciumi, fosfori dhe kaliumi. Përmban më pak proteina se peshqit dhe është ideal për një dietë verore.

Të fundit për t’u përmendur por jo më