Sikundër kanë treguar studimet më të fundit është pikërisht shega fruit që ka rëndësi të veccantë në ruajtejen e rinisë, liron nga stresi, si dhe forcon libidonë dhe ruan shëndetin e zemrës. Në fakt kjo pemë e shëndetshme ngadalëson procesin e oksidimit dhe shërben si mbrojtje natyrale nga shfaqja e hershme e plakjes. Tashmë për këtë arsye ajo konsiderohet edhe si ‘eliksiri’ i rinisë.

Hulumtuesit tregojnë se konsumimi i rregullt i saj mund të ngadalësojë plakjen e ADN-së. Ata janë bazuar përvec të tjerash edhe në rezultatet e të anketuarve që për një muaj rresht kanë marrë tableta me ekstrakte të frytit të shegës, përfshirë edhe farat dhe lëvoren.

Në përfundim të këtyre rezultateve është dëshmuar personat që kanë konsumuar shegën dhe ekstraktet e saj, shfaqnin më pak dëmtime në qelizat që ndikojnë në funksionet e trurit, shëndetin e muskujve, mëlçisë si dhe të veshkave.